Mustafa: Mesazhet e BE-së janë të qarta

Aktuale

Mustafa: Mesazhet e BE-së janë të qarta

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 12:14
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur për takimin që kishte të premten me Komisionerin për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn.

Kryeministri Mustafa në faqen e tij në Facebook ka shkruar se  tashmë është në dorën tonë që t'i hapim udhë liberalizimit të vizave dhe të vazhdojmë më tutje në integrimin e plotë në BE, i cili është vullnet dhe aspiratë e qytetarëve të Kosovës.

“Dje ishte një ditë e rëndesishme për rrugën integruese të Kosovës. Së bashku me komisionerin Johannes Hahn lansuam Agjendën e Reformave Evropiane, e cila parasheh zbatimin e 22 prioriteteve të cilat do të fuqizojnë zbatimin e MSA-së dhe do të avancoj procesin integrues të Kosovës në BE.

Patëm edhe një konferencë për gazetarë si dhe një takim me liderët politikë në vend.
Mesazhet e BE-së janë të qarta. Tashmë është në dorën tonë që t'i hapim udhë liberalizimit të vizave dhe të vazhdojmë më tutje në integrimin e plotë në BE, i cili është vullnet dhe aspiratë e qytetarëve të Kosovës, agjendë nacionale e institucioneve dhe përfaqësuesve politikë si dhe proces esencial me vlerë shtetndërtuese për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Mustafa në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat