Thaçi: Me kodin e ri operimet ilegale do të eliminohen në tërësi

Aktuale

Thaçi: Me kodin e ri operimet ilegale do të eliminohen në tërësi

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 11:53
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se pozicioni i shtetit tonë forcohet edhe më shumë në arenën ndërkombëtare me kodin e ri në fushën e telekomunikacionit.

Thaçi përmes Facebook-ut ka thënë se kodi telefonik i Kosovës është pronë e Kosovës, duke thënë se operimet ilegale dhe pengesat e deritanishme do të eliminohen në tërësi.

“Tash Kosovës i është hapur rruga që ta jetësojë edhe programin shtetëror të digjitalizimit”, ka shkruar presidenti në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat