Apeli njofton zyrtarisht për gjykimet në rastet “Drenica 1” dhe “Drenica 2”

Aktuale

Apeli njofton zyrtarisht për gjykimet në rastet “Drenica 1” dhe “Drenica 2”

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 10:13
Pamje nga gjykim në "Drenica I"

Më 15 shtator 2016, një trup gjykues i Gjykatës së Apelit i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar kosovar, vendosi për ankesat e avokatëve mbrojtës dhe për ankesën e Prokurorit Special të parashtruara kundër Aktgjykimit të nxjerrë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës në të ashtuquajturin rasti “Drenica I”.

Paneli i apelit rrjedhimisht e ka ndryshuar këtë aktgjykim.

“Ankesat e parashtruara në emër të pandehurve janë pranuar pjesërisht dhe në përputhje me këtë janë ndryshuar edhe aktgjykimet përkatëse: I pandehuri S.L. është dënuar me 7 (shtatë) vjet burgim”, njofton zyrtarisht Gjykata e Apelit.

Gjykata e Apelit, duke i marrë parasysh dënimet e shqiptuara më përpara në rastin e njohur si ‘Drenica II’, të datës 14 shtator, 2016, të pandehurit S.S. i është shqiptuar një dënim i përgjithshëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim dhe të pandehurit J.D i është shqiptuar një dënim i përgjithshëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.

Pjesët tjera të aktgjykimit janë vërtetuar./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat