Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Aktuale

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 07:40
Kuvendi

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Kjo me kërkesën deputetes e deputetës së pavarur, Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga nëntë deputet tjerë nënshkrues.

Gjatë kësaj seance do të ndodhë edhe rauni i dytë i votimit për një anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe votimi i një anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Medie.

Po ashtu, pritet të formohet komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie, si dhe formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat