Vetëvendosje: Ja kush është përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit

Aktuale

Vetëvendosje: Ja kush është përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 18 nëntor 2016 Në ora: 15:03
Astrit Dehari

“Pjesa më e rëndësishme është  që na do të kërkojmë llogaridhënie prej institucioneve sepse pavarësisht mënyrës së vdekjes vetë fakti që është vdekje e dhunshme, pra nuk është vdekje e natyrshme i bën përgjegjëse gjitha organet përgjegjëse që janë marrë me rastin e Astriti, pra duke fillu prej burgut e deri te ministria e drejtësisë sepse ata janë përgjegjës” deklaroi Dërguti për gazetën “Bota sot”.

Kanë kaluar 13 ditë që nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari dhe ende nuk kanë janë bërë të ditur shkaktarët e vdekjes së tij dhe rrethanat se si ka vdekur.

Rezultatet përfundimtare të autopsisë ende nuk kanë dalur,  ndërsa subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht thonë se kjo është vrasje, prandaj ata kërkojnë llogari nga institucionet përgjegjëse.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se rezultatet tashmë janë të ditur dhe ajo se çfarë duhet të bëhet është që vetëm të plotësohet pjesa e hetimeve.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti thotë se ata kërkojnë hetime të pavarura për rastin e Deharit.

“Tashmë dihet qartë cilat janë rezultatet e autopsisë, pjesa tjetër që ka mbetur të plotësohet është pjesa e hetimeve në vendin e ngjarjes. Te autopsia kanë qenë prezent ekspertet e familjes ajo çka tash ne insistojmë është në hetimin e pavarur” është shprehur Dërguti.

Ajo thotë se as ata e as familja Dehari nuk kanë besim tek hetuesit vendor.

“ Ashtu siç e keni dëgjuar familja Dehari që kërkon hetime të pavarur sepse nuk ka besim tek hetuesit vendor që dalin me deklarata kontradiktore madje edhe të pavërteta e shpifje me shkaktarin e vdekjes” pohon Dërguti.

Sipas saj, me vetë faktin që është vdekje e dhunshme dhe nuk është e natyrshme i bën përgjegjëse gjitha organet.

“Pjesa më e rëndësishme është  që na do të kërkojmë llogaridhënie prej institucioneve sepse pavarësisht mënyrës së vdekjes vetë fakti që është vdekje e dhunshme, pra nuk është vdekje e natyrshme i bën përgjegjëse gjitha organet përgjegjëse që janë marrë me rastin e Astriti, pra duke fillu prej burgut e deri te ministria e drejtësisë sepse ata janë përgjegjës” deklaroi Dërguti.

Pyetur nëse kanë prova tjera për faktin që thonë se është vrasje apo nëse ekzistojnë dyshime për dikë ajo shprehet se nuk është vdekje e natyrshme është e dhunshme.

“ Nuk ka të bëjë me dyshime, vetëm me faktin që nuk është vdekje e natyshme është vdekje e dhunshme e një e një 26 vjecari që është bërë brenda një institucioni i cili do të duhej që minimalisht tia garantojë të drejtën për jetë, atje frikohesh prej lirisë madje edhe me bo vetëvrasje” theksoi Dërguti.

Kurse, eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, thotë se Lëvizja e Vetëvendosje vështirë se do t’i pranojë rezultatet përfundimtare të autopsisë nëse nuk përputhen me qëllimet e tyre.

“Duke e pasur parasysh këto sjellje të VV-së  të njerzëve të saj, vështir se do t’i pranojë rezultatet zyrtare të autopsisë, nëse ato nuk përputhen me qëllimet e tyre, e në rastin konkret, që e argumentojnë vdekjen e Astritit si vrasje. Në të kundertën ata do të vazhdojnë me verzionin e tyre të vrasjes së Astrit Deharit, nga njerëzit e shtetit, me demonstrata nëpër qytetet e Kosovës deri në rrëzimin e kësaj qeverisjeje. Siguria e Kosovës edhe ashtu e brishtë deri me tani, tani është në sprovë të cenimit të saj, sepse do t'iu jep shkak armiqve të Kosovës të flasin çka është ma se keqi në arenën ndërkombëtare, siç ishte rasti dje, edhe në mbledhjen OKB, që Serbia ndër edhe shumë të kqijat që foli për Kosoven, ta përmend edhe rastin e Astritit si vrasje në burg e që duhet të zbulohet” u shpreh Tërnava.

Sipas tij rasti i Astriti është komplikuar sa që edhe rezultatet e vërteta nuk dihet nëse duhet t’i besohet.

“I tërë rasti i vdekjes së Astrit Deharit tani është komplikue, sa që tani edhe të vërtetës është vështire t’i besohet. Në këto rrethana kur edhe nga institucionet shtetërore për këtë rast, jane bërë shumë gabime të panevojshme siç është rasti i prononcimit të komandantit të policisë për vdekjen e mbi dozës së medikamentave, ose inqizimet në korridoret e burgut, të panevojshme, që tani edhe njerëzit ma të sinqertë janë në dilemë t’i besojnë verzionit zyrtar të pranimit të rezultateve të autopsisë po edhe i saktë nëse është” pohon Tërnava.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje edhe sot ka shprehur pakënaqësitë e saj në lidhje me hetimet për vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Kjo Lëvizje tashmë po dyshon në prokurorin i cili është caktuar për rastin Dehari duke e cilësuar si njeri pa integritet profesional dhe moral.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat