Presidenti Thaçi: Sevdije Ahmeti ishte inspirim për shumë gra

Aktuale

Presidenti Thaçi: Sevdije Ahmeti ishte inspirim për shumë gra

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 13:24
Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Sevdije Ahmetit, iniciuese e aktivizmimit të lëvizjes për të drejtat e grave dhe demokraci në Kosovë dhe në rajon,

Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi  është shprehur se  lajmi i vdekjes së zonjës Ahmeti ishte lajm pikëllues.

“Ishte ndër të parat që kishte ngritur zërin për të drejtat e grave dhe fëmijëve në Kosovë, në kohën kur shumëkush kishte zgjedhur heshtjen. Me angazhimin e saj, kishte arritur të dokumentonte edhe shumë abuzime me të drejtat e njeriut në Kosovë”, ka shkruar Thaçi.

Ai shkruan po ashtu se  Sevdije Ahmeti ishte inspirim për shumë gra të tjera që të ngrehnin zërin kundër padrejtësive.

 Sevdije Ahmeti ka ndërruar jetë të shtunën.

Ajo  ka qenë ndër inicueset e aktivizmimit të lëvizjes për të drejtat e grave dhe demokraci në Kosovë dhe në rajon. Ajo ishte bashkëthemeluese e Qendrës për Mbrojtje të Gruas dhe Fëmijës, më 1993, që ishte ndër organizatat e para joqeveritare në Kosovë të cilat aktivizmin e vet e kthyen edhe në protesta në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të drejrtave të grave, si dhe për paqe dhe kundër represionit shtetëror serb ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Zonja Ahmeti, po ashtu ka kontribuuar në dokumentimin e dhunimeve gjatë kohës së luftës, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me Tribunalin e Hagës, ndërsa për aktivizmin e vet ka marrë disa njohje e dekorata ndërkombëtare, përfshirë Çmimet e organizatave Human Rights Ëatch dhe Amnesty International.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat