Bashkëpunëtori i Trumpit, pa dashje zbulon një prej planeve më të rëndësishme të shefit të tij!?

Aktuale

Bashkëpunëtori i Trumpit, pa dashje zbulon një prej planeve më të rëndësishme të shefit të tij!?

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 00:20
Donald Trump e Kris Kobach

Kris Kobach, njëri prej kandidatëve pretendent për një pozitë të lartë në administratën e Presidentit të ri të SHBA-ve, ka bërë një gafë të pafalshme duke zbuluar në publik planin për zbatimin e atyre pjesëve të programit të Donald Trumpit, për të cilat opinioni ka qenë më shumë i brengosur – dëbimin e emigrantëve, ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën si dhe ndalimin e hyrjes së myslimanëve në SHBA.

Kobach që është kandidat për postin e Drejtorit të Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare (Department of Homeland Security, DHS), me një fjalë u ka dhënë qasje gazetarëve në disa pjesë të planit pas takimit me Trumpin, ku është fotografuar duke mbajtur dokumentet derisa po largohej nga takimi.

Fotoreporterët kanë arritur t’i fotografojnë dokumentet që Kobach po i mbante në dorë, ku mund të lexohen qartë nenet dhe pikat e përshkruara shkurtimisht që i kishte dhënë Trump gjatë fushatës zgjedhore, por që ky synon t’i realizojë nëse arrin të zë pozitën për të cilën po përflitet.

Image

Në një pjesë të dokumentit të cilin Kobach nuk e kishte mbuluar me dorë, në pjesën e parë të emërtuar si “Ndalohet hyrja për terroristët potencialë”, shkruan se rivendosja e sistemit të monitorimit dhe regjistrimit të personave që hyjnë dhe largohen që janë me origjinë nga vendet që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë, kur është fjala për terrorizëm, që ishte në fuqi nga viti 2002 deri më 2005.

Në po të njëjtin dokument shkruan se marrja në pyetje e shtetasve të huaj është e detyrueshme (siç shkruan në dokument “marrja ekstreme në pyetje”) rreth temave siç është: ligji i Sheriatit, xhihadizmi, barazia midis burrave dhe grave dhe të kuptuarit e dispozitave kushtetuese të Shteteve të Bashkuara. Në paragrafin e tretë, theksohet “reduktimi i pranimit të refugjatëve nga Siria, duke iu referuar ligjit për refugjatë nga viti 1980”.

Në pjesën e dytë të dokumentit sipas pikave është prezantuar plani për dëbimin e kriminelëve të huaj të dënuar, për të cilët Trump kishte folur gjatë fushatës. Gjithashtu, plani parashikon ndërtimin e murit 1.989 milje përgjatë kufirit me Meksikën, që gjithashtu ishte një nga premtimet e Trumpit.

Kobach është njëri nga autorët e Sistemit Kombëtar për regjistrimin e personave që hyjnë dhe dalin nga SHBA-të (NSEERS), që ishte krijuar pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Sipas sistemit, ata që hyjnë në Shtetet e Bashkuara por që vijnë nga vendet me “rrezikshmëri të lartë”, do të duhej t’u merreshin gjurmët e gishtërinjve dhe të intervistohen nga autoritetet e sigurisë.

Image

Disa burra dhe madje adoleshentët e moshës 16-vjeçe, që hyjnë në Shtetet e Bashkuara por që vijnë nga vendet me rrezikshmëri të lartë, janë detyruar personalisht të lajmërohen tek autoritetet në një periudhë të caktuar kohore, ngjashëm ndodhi edhe me të burgosurit që janë liruar me kusht. Një sistem të tillë, Kobach është sërish duke e propozuar.

Por administrata  e Obamës kishte shuar këtë program në vitin 2011 me arsyetimin se është i tepërt në krahasim me programet dhe masat tjera që ishin miratuar në kuadër të luftës kundër terrorizmit. Kritikët kishin akuzuar administratën e Obamës se ky program ishte shuar nga presioni i komunitetit mysliman në Amerikë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat