Ramusa: Vdekja Astrit mos të përdoret për përfitime politike

Aktuale

Ramusa: Vdekja Astrit mos të përdoret për përfitime politike

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 17:00
Mexhid Ramusa

Kryetari i organizatës për mbrojtjen e të drejtave të studentëve “Demokracia Studentore”, Mexhid Ramusa është shprehur se vdekja e të burgosurit Astrit Dehari, tanimë po përdoret për përfitime politike dhe kjo nuk duhet të ndodh.

“Unë e kuptoj situatën e rëndë të vdekjes së njërit prej kolegëve tanë student, konkretisht Astritit, kjo është bërë në rrethana që asnjëri nga ne nuk do dëshironim të përfundonim, dhe na kujton vdekjet si kohën kur burgjet në Kosovë kontrolloheshin nga okupatorët serbë dhe kërkojmë që ky rast të merret nga ndërkombëtarët dhe të caktohen personel ndërkombëtar të mjekësisë ligjore. Vdekja e Astritit nuk ka shtuar pikëllimin vetëm të familjes Dehari, por të gjithë shoqërisë kosovare dhe me gjerë, por tanimë njerëz të ndryshëm po keqpërdorin emrin e tij dhe po e përdorin për përfitime politike, dhe ne jemi kundër që të përfitojmë politikisht me gjakun e një të riu i cili vdiq në rrethana të dyshimta dhe për këtë duhet kërkuar vetëm drejtësi dhe përgjegjësi nga organet kompetente”, shtoi Ramusa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat