Lumezi nuk është Kryeprokurori i parë që i vidhet shtëpia

Aktuale

Lumezi nuk është Kryeprokurori i parë që i vidhet shtëpia

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 17:14
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi

Vjedhja në shtëpinë e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, është vjedhja më e freskët e shtëpisë së një zyrtari kaq të lartë të sistemit të drejtësisë në vend, megjithatë një kryeprokuror tjetër para Lumezit ishte viktimë e atyre që duhej t’i ndiqte penalisht.

Megjithëse nuk i kujtohet data e saktë, ish-kryeprokurori Hilmi Zhtia e mban mend shumë mirë se si e kishte gjetur shtëpinë e tij pasi ajo kishte qenë cak i hajnave.

Ish-kryeprokurori Zhitia thotë se shtëpia e tij në Prishtinë ishte vjedhur në natën e Vitit të Ri.

“Ngjarja ka ndodhur diku në vitin 2009 ose 2010, nuk më kujtohet saktë por e di që ka ndodhur pas pavarësisë. Ngjarja pati ndodhur në natën e Vitit të Ri, diku para orës 12. Përmes dritareve kanë hy dhe ne s’kemi qenë askush në shtëpi por kur jemi kthyer e tërë shtëpia ka qenë në rrëmujë”, tha Zhitia.

Zhitia gjithashtu tregon se rrëmuja e shkaktuar nga hajnat nuk ishte pasoja e vetme.

“Mua më patën vjedhur një revole me leje, një lap-top, pastaj ari. Revolja dhe lap-topi më janë kthyer pasi janë nxënë dhe dënuar hajnat ndërsa ari në vlerë diku mbi 7,000 mijë euro nuk më është kthyer asnjëherë”, tha Zhitia për kallxo.

Ish-kreu i prokurorisë në Kosovën e pavarur mban mend se ishin arrestuar tre persona të cilët ishin shpallur fajtorë dhe ishin dënuar për veprën e kryer.

Zhitia më pas duke ndërlidhur ngjarjen e tij me atë të kryeprokurorit aktual thotë se beson se asnjëra nga vjedhjet nuk kanë qenë të rastësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat