Së shpejti vendoset për të dyshuarit që sulmuan Kuvendin

Aktuale

Së shpejti vendoset për të dyshuarit që sulmuan Kuvendin

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 19:23
Ilustrim

Prokuroria ka intervistuar pesë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët dyshohen se kanë sulmuar ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Prokurori i rastit, Abdurrahim Islami ka thënë se pas rezultateve të provave do të merret vendimi nëse do të ngritët aktakuzë për të dyshuarit apo jo.

Ai ka thënë se që të pestit janë mbrojtur në heshtje.

Ndryshe, më datë 04.08, rreth orës 23:05, ka ndodhë një sulm me mjet shpërthyes ndaj objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat