‘Luftë’ në PDK, për poste!

Aktuale

‘Luftë’ në PDK, për poste!

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 25 nëntor 2016 Në ora: 11:13
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Ende nuk ka ndodhur riformatimi i Qeverisë i paralajmëruar më herët nga kryeministri Isa Mustafa, njëherit edhe lider i LDK-së, dhe nga kryeparlamentari Kadri Veseli, lider i PDK-së.

Përderisa ministritë që udhëhiqen nga LDK-ja vazhdojnë punën, ndryshe qëndron situata tek disa ministri që janë nën udhëheqjen e PDK-së.

Tash e disa muaj Partia Demokratike nuk po arrin që të vendos për emërimin e Ministrit të Integrimeve Evropiane, post ky i lënë bosh nga dorëheqja e Bekim Çollakut. Sipas burimeve, brenda PDK-së po zhvillohet një luftë e ashpër sa i përket kur vjen puna për poste, qoftë ministrore apo në nivel lokal, ku rastin e fundit e kemi me zgjedhjet në Drenas, ku u dashtë ndërhyrja e Kadri Veselit në përzgjedhjen e kandidatit për kryetar.

Bislim Zogaj deputet nga radhët e PDK-së, duke folur rreth kësaj çështje ka thënë se nuk ka edhe aq njohuri në lidhje me këtë por ka pohuar se në bazë të kontakteve me disa struktura deri më tani nuk ka hasur në ndonjë pengesë në këtë drejtim.

“T’ju them të drejtën deri më tani nuk kam hasur konflikte të tilla që dikush të  insistojë e të thotë ‘ja unë, ja s’bën asnjë tjetër. Prandaj edhe nuk besoj se ka probleme të tilla apo tendenca të mos pajtimit, por ma merr mendja që çështjet politike. apo çështjet ditore kanë qenë pengesa e assesi presioni që dikush të thotë ( të jem unë, apo ai) është shprehur Zogaj.

Ndërsa arsyeja se përse nuk po arrihet të vendoset për ministrat që do të vijnë në ato pozita, deputeti Zogaj ka bërë të ditur se kjo vonesë vije për shkak të fushatës.

“Besoj se është puna e fushatës ajo e cila po iu merr shumë kohë sepse diçka tjetër nuk e besoj të jetë. Të paktën deri më tani, nuk kam dëgjuar nga asnjë koleg se po flitet, pse filani po shkon, ja s’po shkon”, ka thënë Zogaj.

Sipas tij, këtu nuk ka kurrfarë tendencë tjetër përveç asaj që ndoshta mund të jetë se kryetari është duke menduar personin adekuat që më të jetë në atë pozitë.

“Sigurisht që kryetari është duke menduar se kush mundet me qenë më adekuat në ato pozita, pasi dihet që edhe këto pozitë kanë ardhur si të papritur, pasi vendet janë liruar pa e parashikuar”, ka thënë deputeti Zogaj.

Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar se institucionet e vendit nuk arrijnë të jenë të sinqerta me opinionin dhe qytetarët e saj.

Sipas tyre, qytetarët e Kosovës, i din shumë mirë këto manipulime politike, dhe këto “lojëra” i ka kuptuar me kohë, por e keqja qëndron se qytetarët janë bërë pjesë e kësaj “loje” e cila duket se nuk e ka fundin e saj.

Ismet Haziri njohës i çështje politike ka pohuar se nga ditët e para të kësaj qeveria as një sekondë nuk ju është dhënë mundësia që të frymojë lirshëm dhe që të paktën një agjendë të mirëfilltë ta adresojë siç duhet.

Ai ka pohuar se ne vazhdimësi ka qenë në presion të jashtëm e të brendshëm, herë duke kërkuar të i lirojë nga detyra ministrat e herë duke u përfolur për formatim të partive qeveritare.

“Këtu duhet cekur edhe kalimin e Thaçit President, që në këtë raste kryeministri, Mustafa mbeti pa shtyllën kryesore dhe garantuesin e funksionimit të kësaj qeverie e cila u pajtuan të bëjnë koalicion vetëm pas ngritjes së zërat nga Arbëria siç po e quajmë tani. Prandaj sipas informacioneve asnjë nga figurat që pretendojnë të avancohen brenda PDK-së nuk do të donë të marrin poste ku mund të digjen edhe politikisht edhe profesionalisht, ngase sikur që po shihet nga dita në ditë po dëgjohen gjithnjë e më shumë zëra se ky koalicion nuk do të ketë jetë të gjatë, pra unë mendojë se problemi i PDK-së është në faktit se si të gjej dikend që pranon poste e jo të ketë fërkime kusht ta zë postin”, ka thënë Haziri.

Nexhmedin Mustafa politolog ka pohuar për shumëçka mund të flitet, të bisedohet e të debatohet në Kosovë, por kurrsesi institucionet e vendit nuk arrijnë të jenë të sinqerta me opinionin dhe qytetarët e saj!

Ai ka pohuar se madje edhe kur flasim për riformatimin eventual të qeverisë në vendin tonë, nuk mendohet për ri formatim të vërtet të saj, pra një re formatim me njerëz me kualitete e me profesionistë, por në prapaskenë mendohet si të stabilizohen individë të caktuar që kanë mbetur pa poste publike e qeveritare.

“ Është më se e kuptueshme se zhvillimet diplomatike të shtetit, kur në pyetje është interesi qytetar edhe mund të mbahen të fshehura dhe të mos bëhen publike për opinionin, nga droja se ato mund të dëmtohen nga qarqe të caktuara, qofshin ato të jashtme apo të brendshme. Mirëpo, është e pakuptueshme kur qytetari i këtij vendi në vazhdimësi gënjehet, manipulohet e dezinformohet nga po të njëjtat institucione, nuk ka dhe nuk mund të ketë ri formatim të vërtet dhe  të drejtë të qeverisë! Jo ri formatim të  atillë çfarë pret qytetari i këtij vendi”, ka thënë Mustafa.

Kushtrim Kadriu politolog ka vlerësuar se ri formatimi është ma shumë një strategji e cila i mbanë njerëzit me shpresë se do t’ju vije radha për ne pozita e ne fakt ri formatim nuk do te ketë fare.

“Partitë politike kanë premtuar shumë personave pozita në ekzekutiv dhe që në fakt janë vetëm premtime elektorale. E me afrimin e zgjedhjeve tani duhet ta luajnë lojën e njëjtë sërish”, ka thënë politologu Kadriu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat