Mustafa: Tani kemi qasje në projektet e reja të BE-së

Aktuale

Mustafa: Tani kemi qasje në projektet e reja të BE-së

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 17:59
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se gjatë takimit të parë të Këshillit të Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, u konfirmua progresi i Kosovës në implementimin e MSA-së dhe shumë fusha konkrete.

Ja postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Kosova është shtet evropian, Kosova kërkon dhe e ka vendin në familjen e saj evropiane.

Delegacioni i nivelit të lartë shtetëror i Kosovës sot u takua me përfaqësuesit e lartë të BE-së në Bruksel.

Gjatë takimit të parë të Këshillit të Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, u konfirmua progresi i Kosovës në implementimin e MSA-së dhe shumë fusha konkrete.

Shprehëm përkushtimin që të punojmë parreshtur në implementimin e të gjitha çështjeve të cilat ne i kemi paraparë me kontratën e parë me Bashkimin Evropian në të gjitha fushat edhe në fushën politike, në fushën ekonomike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të implementimit të MSA-së.

Sot po ashtu, u nënshkrua edhe marrëveshja kornizë për qasjen tonë në programe dhe projekte të reja të Bashkimit Evropian, shumë të rëndësishme sepse adreson aspekte të pjesës më vitale të popullsisë sonë, të rinjëve, si dhe zhvillimit ekonomik.

Tashmë mbetet që të adresojmë çështjet e mbetura, të fillojmë lëvizjen e lirë dhe t'i afrohemi më tutje anëtarësimit në familjen evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat