Kur u përdor zyrtarisht flamuri kombëtar në Kosovë?

Aktuale

Kur u përdor zyrtarisht flamuri kombëtar në Kosovë?

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 13:40
Hysen Prishtina

Gazetari Bajram Mjeku, në një postim në Facebook, ka shpalosur historinë e përdorimit të flamurit kuq e zi në Kosovë. Sipas këtij shënimi, flamuri kombëtar ka hyrë në përdorim pas një dekreti të Prefektit të Prishtinës, Hysen Prishtina, për stolisjen e institucioneve dhe dyqaneve në kryeqytet.

Ja çfarë shkruan Mjeku.

Sot 75 vjet më parë, prefekti i Prishtinës, Hysen Prishtina lëshoi dekret, që institucionet shtetërore dhe dyqanet në Prishtinë, të vendosnin flamurin me shkabën dykrenare, për të shënuar 29 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Prefekti i Prishtinës ishte vetëm 25 vjeç dhe kishte mbaruar studimet për agronomi në Romë.

Një manifestim i madh kulturor më 28 Nëntor të vitit 1941 i udhëhequr nga prefekti Qazim Bllaca, u organizua edhe në kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve në Prizren.

Përvjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, u shënua solemnisht edhe në prefekturat tjera të Mbretërisë shqiptare në Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj e qytete të tjera.

Foto: Hysen Prishtina në kabinetin e Prefekturës në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat