O'Connell: E dënojmë sulmin ndaj Konsullatës, turqit i kemi aleatë

Aktuale

O'Connell: E dënojmë sulmin ndaj Konsullatës, turqit i kemi aleatë

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 16:25
Ambasadori britanik në Prishtinë, Ruairí O

Ambasadori britanik në Prishtinë, Ruairí O'Connell ka dënuar sulmin ndaj Konsullatës Turke në Prizren, mëngjesin e sotëm.

O’Connell tha se ndjehet i lehtësuar se nuk u lëndua askush nga ky sulm, dhe se u beson autoriteteve nga Kosova që do të arrin t’i sjellin autoret e sulmit para drejtësisë. 

“E dënoj ashpër sulmin ndaj Konsullatës Turke në Prizren në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Ndihem i lehtësuar që askush nuk u lëndua. Solidarizohemi me miqtë dhe aleatët tanë turq. Ne besojmë që autoritetet e Kosovës do të marrin masa për të siguruar që autorët e krimit të sillen para drejtësisë”, ka shkruar ambasadori i Britanisë së Madhe në facebook. 

Sulmi me koktej molotovi ndaj konsullatës turke në Prizren ndodhi pak orë pasi në këtë qytet ishin vendosur famujt e Turqisë, krahas atij të Shqipërisë, për nder të 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit Kombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat