Shqipëria dhe Kosova, së bashku në BE

Aktuale

Shqipëria dhe Kosova, së bashku në BE

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 28 nëntor 2016 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Sipas njohësit të integrimeve evropiane Sami Blakaj, objektivat e përbashkëta shqiptare nënkuptojnë lëvizjet e duhura dhe konkrete drejt integrimit në Bashkimit Evropian.  Blakaj, ka thënë për “Bota sot” se integrimi në BE, është e vetmja rrugë që garanton paqe, siguri dhe ardhmëri për gjithë shqiptarët, këndej dhe andej kufiri.  

Deri më sot shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri kanë përmbushur mjaft objektiva të përbashkëta, por edhe të ndryshme dhe specifike. Por, shqiptarët në të dy anët e kufirit duhet të punojnë që së paku në të ardhmen kufiri mes dy shteteve të mos ketë asnjë vlerë të vetme, dhe përmes punës, në një të ardhme të afërme të bashkohen edhe në një ekonomi të përbashkët.  Kështu kanë vlerësuar njohës të çështjes kombëtare dhe të integrimeve evropiane.

Sipas tyre, të dy shtetet do të ishte mirë që integrimin në BE ta bëjnë si një shtet i vetëm i përbashkët apo si një konfederatë.  Analisti politik Fadil Lepaja, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se në parim, disa nga objektivat e përgjithshme të çdo shoqërie mbase, dhe të çdo popull janë liria dhe begatia, pra zhvillimi i qytetarisë dhe ai ekonomik. Ai ka thënë, se përkundër përvojave të ndryshme historike, së paku në shekullin e kaluar, këto objektiva madhore të çdo shoqërie, mund të përmblidhen edhe si një përpjekje e përbashkët që shoqëritë tona të përshtaten dhe të reformohen për të qenë kompatibile me sistemin euro-atlantik të vlerave dhe me procesin e integrimeve europiane, pra në BE. 

Deri këtu, sipas Lepajës, ne kemi për të përmbushur mjaftë objektiva të përbashkëta, por edhe të ndryshme dhe specifike për Kosovën dhe Shqipërinë.  “Ai ka thënë, se me këtë proces, do të arrijmë edhe objektivin po aq të rëndësishëm e që është komunikimi i papenguar me asgjë në komunikim brenda shoqërisë shqiptare dhe popullit tonë, pavarësisht se a gjendet në Kosovë, Shqipëri apo në shtetet përreth.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat