Reagon biznesmeni Fusha, thotë se nuk i është ndaluar hyrja në Turqi

Aktuale

Reagon biznesmeni Fusha, thotë se nuk i është ndaluar hyrja në Turqi

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 22:16
Alajdin Fusha

Pronari i Kompanisë “ABI” nga Prizreni, Alajdin Fusha ka reaguar pas lajmit se Turqia ia ka ndaluar hyrjen, si mbështetës i fuqishëm i Gulenit në Kosovë. “Deri më sot asnjëherë nuk kam hasur në ndonjë pengesë në udhëtimet ndërkombëtare, e aq më pak në udhëtimet drejtë Turqisë”, thotë Fusha.

Po e publikojmë reagimin e Fushës pa ndërhyrje:

Duke reflektuar ndaj lajmit të publikuar nga redaksia e gazetes tuaj dhe të shpërndarë nga portalet tjera,  dhe për hir të opinionit që të kuptojë të vërtetën jam i inkurajuar që të demantoj përmbajtjen e këtij lajmi të publikuar.

Une Alajdin Fusha kerkoj mirekuptimin tuaj per te iu informuar se lajmi i publikuar eshte i pasakte, u mundova t’i gjej publikimet e portal turk “Akit” por nuk arrita te gjej sepse nuk ekzistion asnje portal me kete emer, ndersa eshte nje portal qe ka publikuar dhe une e demantova lajmin atje dhe do te inicioj padi nderkombetare ndaj ketij portali. Deshta te informoj qe informatat qe kane shkuar tek ky portal turk jane nga nje televizion privat lokal me seli ne Prizren me te cilin kemi probleme familjare dhe qellimi i te cilit eshte demtimi i imazhit tim personal. 

Përmes këtij njoftimi, une Alajdin Fusha dëshiroj që ta demantoj lajmin e publikuar nga gazeta juaj të datës: 28.11.2016 se me eshte ndaluar hyrja ne shtetin turk. Deri më sot asnjëherë nuk ka hasur në ndonjë pengesë në udhëtimet ndërkombëtare e aq me pak në udhëtimet drejtë Turqisë. Per kete une kam deshmi fizike pasaporten time ku une udhetoj lirshem ne Turqi. Une nuk pesedoj asnje dokument, asnje informate qe me eshte ndaluar hyrja ne Turqi.

Festen e Kurban Bajramit une e kam festuar ne familjen time ne Prizren, po te kisha udhetuar jashte do te kisha pasur ndonje vule ne pasaporte ose vule qe kam dalur jashte Kosoves. Une nuk pesedoj nje vule te tille dhe per kete une e kam deshmi pasaporten time. Nje kopje te pasaportes time mund ta dergoj prane redaksise tuaj nese ju keni deshire ta shihni per se afermi dhe per shkak te korrektsise ndaj mediumit tuaj.

Ndersa ne bindjet e mija politike une jam krejtesisht neutral. Asnjehere ne jeten time nuk kam pasur asnje lloj kontakti me te ashtuquajturen organizate ‘’Feto” dhe eshte hera e pare qe une degjoj per nje organizate te tille ne Kosove. Ndersa lidhjet e mija te perfolura me  ish kryeministrin e Kosoves z. Hashim Thaqi dhe ministrin Hoxhaj jane plotesisht te paverteta. 

Duke besuar që artikulli ne fjalë është lëshim i paqëllimshëm i redaksisë tuaj dëshirojmë ta informojmë opinionin publik drejtë dhe korrekt. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat