Në kompleksin e Jasharëve, 12 milionë vizitorë që nga paslufta

Aktuale

Në kompleksin e Jasharëve, 12 milionë vizitorë që nga paslufta

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 00:20
Imeri ka treguar se që nga paslufta rreth 12 milionë njerëz e kanë vizituar kompleksin e Jasharajve në Prekaz.

Dje në Prekazin e familjes Jashari ka pasur shumë vizitorë.

Kjo për shkak të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së Adem Jasharit dhe daljes për herë të parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Xhevat Imeri, ciceroni i kompleksit “Adem Jashari” ka thënë se sot vizitorë kanë pasur edhe nga Kolumbia.

“Sot ka pas vizitorë nga të gjitha trojet shqiptare, ka pas edhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës – madje edhe nga Kolumbia”, ka thënë Imeri.

Imeri ka treguar se që nga paslufta rreth 12 milionë njerëz e kanë vizituar kompleksin e Jasharajve në Prekaz.

“Kjo familje dhanë gjithçka për këtë vend, por morrin pasurinë më të madhe – popullin”.

Dje gjatë ditës Prekazin e kanë vizituar edhe të gjithë liderët e partive politike në Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat