Vetëm 1 minutë pamje nga gjykimi në Rastin “Stenta”

Aktuale

Vetëm 1 minutë pamje nga gjykimi në Rastin “Stenta”

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 10:35
Gjykimi i mjekëve në Rastin “Stenta”

Në gjykimin e mjekëve në Rastin “Stenta” medieve u është lejuar nga gjykata marrja e pamjeve vetëm për një minutë dhe pastaj ato duhet ta lëshojnë sallën e gjykimit.

Kjo gjë është arsyetuar me mungesën e vendeve në sallë, edhe pse seanca fillestare e këtij gjykimi u mbajt në sallën e konferencave të Pallatit të Drejtësisë më 21 tetor, ndërsa aty kishte vend për mediet.

Në kohën kur kaloi minuta e lejuar për mediet ato u nxorën nga salla dhe nuk po lejohen të qëndrojnë as pranë vendit ku po zhvillohet ky gjykim, edhe pse gjyqtarja Shadije Gërguri nuk ka marrë vendim për mbyllje të seancës.

Një seancë tjetër-ajo ku i akuzuar është ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj u mbyll për medie me vendim të gjykatës, duke shkaktuar reagime për hapje të saj.

Në Rastin “Stenta” të akuzuar janë 44 mjekë, 1 infermier të punësuar në institucione publike shëndetësore dhe 13 punonjës ose ish-punonjës të sektorit privat shëndetësor.

Pjesë e këtij gjykimi, siç raporton kallxo.com, janë ishin ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe sekretari i përhershëm i kësaj ministrie Gani Shabani që akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë lëshimit të lejeve për trajtimin e pacientëve jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat