Ivica Daçiq tregon polemikën e ashpër me Enver Hoxhajn dhe arsyen e largimit nga takimi

Aktuale

Ivica Daçiq tregon polemikën e ashpër me Enver Hoxhajn dhe arsyen e largimit nga takimi

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 15:16
Ministri Hoxhaj me homologët e Vishegradit dhe ata të rajonit

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar sot se është larguar nga takimi i Grupit të Vishegradit në Varshavë për shkak se Federica Mogherini dhe nikoqirët tjerë nuk kanë reaguar për deklaratat e ministrit kosovar të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se serbët janë fajtor për të gjitha luftërat në ish Jugosllavi dhe për gjenocid.

“Pasi që Mogherini dhe nikoqirët tjerë nuk i reaguan Hoxhajt, unë thash ‘nëse mundeni pa Serbinë, punoni’ dhe u largova nga takimi. Nuk e kam ndërmend të dëgjoj ligjërata nga ata që kanë kryer krime ndaj serbëve”, ka thënë Daçiq.

Daçiq ka thënë se me Hoxhajn kanë zhvilluar polemikë të ashpër për shkak se ka reaguar për prezantimin e Kosovës si shtet i pavarur në mesin e shteteve pjesëmarrëse.

Ai ka thënë se rruga e Kosovës drejt BE-së dhe ajo e Serbisë nuk janë të njëjta.

“Marrëveshja për Stabilizim Asocim që Kosova e ka nënshkruar është MSA për territor, e jo për shtet. Atë MSA nuk e ratifikojnë shtetet, por vetëm Parlamenti Evropian, atje Kosova prezantohet me fusnotë dhe yll”, ka thënë Daçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat