Çun Lajçi: Keni të drejtë t'më urreni, ti komandanti "Gjarpni" e ti komandanti "Daja"

Aktuale

Çun Lajçi: Keni të drejtë t'më urreni, ti komandanti "Gjarpni" e ti komandanti "Daja"

Nga: G.B Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 19:56
Çun Lajçi

Aktori i njohur Çun Lajçi ka shkaru një status në llogarinë e tij në Facebook, përmes të cilit ka ndarë kujtime nga viti 1999.

Ai tregon se si i kishte strehuar Hashim Thaçit gruan e djalin dhe si kishte strehuar Azem Sylën, shkruan Bota sot.

Ai hedhë akuza për nënshkrimin e marrëveshjes së Demarkacionit

"T'ëndërrova çlirimtarë e jo njeri që pas 16 vitesh tokat Rugovase të gjysh s'tërgjyshit do t'ia nënshkruash pa pikë dhimte Malit Zi.Tani mund të me urresh që shpresova se lëkurën e gjarpërit ia vare armikut n'qafë maleve, jo vllaut n'paqe", shkruan Lajçi.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Lajçit:

“z. Hashim Thaçi

Keni të drejt t'me urreni Ti komandanti "Gjarpni " e Ti komandanti "Daja "

Sepse gabova që si ndëgjova nemtë e Sabri Fejzullahut drejtuar Juve që zbrisnit nga malet, por me 1999 dola n'Banhofin e Frankfurtit me kërkesën e Remzi Ejupit dhe e mora të ta strehoj djalin kërthi me nusën tande të grueja e Remziut e të nesërmen ti përcollem për Tiranë pa dokumenta e pa pagesë.Dhe kurrë s'u pendova!

Edhe "Dajën " e mora me babën tue dekë po n'at Banhof të Frankfurtit dhe e çova n'hotel pague poashtu nga z. Ejupi e të nesërmen për Tiranë pa dokumenta e pa pagesë, sepse unë ( si shumë të tjerë ) t'andrrova çlirimtarë e jo njeri që pas 16 vitësh tokat Rugovase të gjysh s'tërgjyshit do t'ia nënshkruash pa pikë dhimte Malit Zi.Tani mund të me urreshë që shpresova se lëkurën e gjarpërit ia vare armikut n'qafë maleve jo vllaut n'paqe!

Kryesorja të rroj Kombi Shqiptar me shtetsi Kosovare z. Hashim Thaçi se uji do të rrjedhë Grykës Rugovës edhe pa mua e Ty!”./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat