Flet Ganimete Musliu: Jam rritur në oda, në Drenicë janë përdorur si kinema

Aktuale

Flet Ganimete Musliu: Jam rritur në oda, në Drenicë janë përdorur si kinema

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 22:27
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tregon se është rritur në oda.

Thotë se nuk flet si studiuese por nga ajo që ka përjetuar.

Musliu tregoi se në familjen ku është rritur asnjëherë nuk ka qenë ndaluar që gratë të hyjnë në oda, të flasin e jo vetëm të shërbejnë.

“Në oda ka pasur rregulla, është ditë çka flitet. Në fshatra nuk ka pasur amfiteatre, apo të ngjashme. Unë i quaj tempuj odat e Drenicës, veçanërisht të Drenicës.

Përveç takimeve të rëndësishme që janë mbajtur, të dielave e kemi përdoru si kinema, jemi mbledhur krejt fëmijët dhe kemi shiku filma”, tha Musliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat