Rukiqët i reagojnë Krasniqit: Thaçi s'na erdhi për fushatë, por në të pame

Aktuale

Rukiqët i reagojnë Krasniqit: Thaçi s'na erdhi për fushatë, por në të pame

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 23:42
Jakup Krasniqi

Kosovës, Jakup Krasniqi, pas reagimit të tij për vizitën e presidentit Hashim Thaçi në shtëpinë e tyre, që ai pretendonte se ishte pjesë e fushatës së zgjedhjeve në Drenas.

“Sot Presidenti, në këto momente është në Familjen e Rrukiqëve në Drenas. Këto takime vijnë pas Darkës me arsimtaret e Drenasit. Presidenti, jashtë çdo morali është bërë pjesë e fushatës. Qytetarët e Drenasit e të gjithë Kosovës duhet te distancohen nga këta mashtrues ordiner!”, kishte shkruar Krasniqi në faqen e tij në Facebook.

Por, Tafë Rukiqi, nëpërmjet një sqarimi, në të njëjtin rrjet social, thotë se presidenti u shkoi në shtëpi për ngushëllime, me rastin e vdekjes së një familjari të tyre, e jo për fushatë.

Për familjen Rukiqi, shkrimi i Krasniqit përbën ofendim për ta. 

Ky është shkrimi i plotë i Tafë Rukiqit në Facebook:

I nderuari z. Krasniqi, nuk po ju besoj syve të mi që t'i ke mujt me shkrue diçka të tillë !!! Unë, Tafë Rukiqi dhe familja e jonë, ndihemi të keqpërdorur dhe të ofenduar nga ky trillim.

Shkrimi juaj, është keqperdorim i familjes tonë, për qëllime tuaja elektorale dhe për të njollosur presidentin e Kosovës.

Sot rreth orës 15:00, në shtëpinë tonë ishte për ngushëllime, presidenti, Hashim Thaçi na shprehu ngushëllime për vëllain tim, Rashitin, i cili ndërroi jetë para pak ditësh.

Në shtëpinë tonë ishim prezent, unë, Tafë Rukiqi me bashkëshorten, pesë djemtë e të ndjerit Rashit, djali i vëllait të Rashitit, Arbeni, djali i motrës së Rashitit, Ganiu dhe asnjë person tjetër.

Ne i bëmë pritje familjare presidentit dhe aty nuk u tha asnjë llaf rreth kurrfarë fushate. Ne ende e kemi mërzinë tonë dhe e po të pyes z. Krasniqi ti që na erdhe për ngushllime, erdhe me na ngushëlluar apo për fushatë?

Le ta dijë i tërë opinioni publik se familjen tonë e ka vizitue e tërë Kosova pa dallim feje e partie dhe ne të pamen tonë nuk e kemi lejue askën që të bëjë fushatë politike. Prandaj, z. Krasniqi ju duhet të na kërkoni falje publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat