Mos liberalizimi i vizave rrit tensionet në Kosovë

Aktuale

Mos liberalizimi i vizave rrit tensionet në Kosovë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 1 dhjetor 2016 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

“Nëse mbetet pezull do të jetë problematike dhe do të ketë një argument shtesë nga Bashkimi Evropian për mos liberalizmin e vizave dhe po ashtu do të ketë një tension të vazhdueshme në Kosovë”, është shprehur Gashi.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pranuar se aktualisht koalicioni qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ai ka thënë që edhe në vitin 2017 rrezikohet të mos bëhet liberalizmi i vizave.

Njohësit e integrimeve evropian dhe analistët politikë kanë kritikuar drejtuesit e Qeverisë së Kosovës se nuk po merren siç duhet dhe seriozisht me çështjen e liberalizmit te vizave.

Madje sipas tyre aktualisht Kosova nuk ka as ministër të Integrimeve Evropiane.

Ata kanë pohuar se nuk mundë të ketë liberalizim të vizave gjerë sa afera “ Pronto” të dal në shesh, pasi të tillët ende janë në kuvend duke punuar sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Emrush Ujakni, njohësi i çështjeve integruese evropiane ka pohuar se sa më shumë që ka probleme të brendshme politike në Kosovë dhe mos angazhim të duhur, çështja e liberalizimit të vizave do të vonojë.  

Sipas tij, askush nuk mund ta marr të sigurt faktin që nëse edhe në vitin tjetër vazhdohet kështu.

“Sa i përket liberalizmit të vizave unë jam skeptik rreth kësaj madje edhe për një kohë më të gjatë derisa kemi një konfuzion të tillë të brendshme nga lidershipi ynë”, është shprehur Ujkani, duke shtuar se Kosova nuk ka madje as ministër të Integrimeve Evropiane.

Rexhep Selimi deputet nga VV, ka pohuar se Isa Mustafa e ka ditur që në fillim se nuk ka liberalizim të vizave as në këtë vit, e as në vitin e ardhshëm. 

Sipas tij, në ndërkohë nga kjo "fatkeqësi" ka dashur të përfitojë vet në agjendën e tij, për demarkacionin duke e paraqitur si kusht për liberalizim. 

“Kjo lojë e kryeminsitrit Mustafa, Thaçit e të tjerëve në pushtet një ditë do të marr fund, por deri ateherë qytetarët  Kosovës do të humbasin shumë shanse”, ka thënë deputeti Selimi.

Nga ana tjetër, Arben Gashi, deputet i Kuvendit të Kosovës, dhe anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane, ka thënë se për të ecur tutje drejt liberalizimit të vizave duhet të ketë një konsensus politik për çështjet të cilat kanë mbetur pezull e të cilat janë të rëndësishëm në këtë proces.

Ai mendon se nëse arrihet një konsensus brenda skenës politike, çështja e liberalizmit mund të trajtohet në instancat kompetente.

“Nëse mbetet pezull do të jetë problematike dhe do të ketë një argument shtesë nga Bashkimi Evropian për mos liberalizmin e vizave dhe po ashtu do të ketë një tension të vazhdueshme në Kosovë”, është shprehur Gashi.

Kushtrim Kadriu politolog ka thënë se, është përgjegjësi jo vetëm e këtyre politikanëve por prej atyre të pas luftës dhe e gjitha qeveria që ne nuk kemi sot liberalizim të vizave.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës nuk do të kenë viza deri në vitin 2020.

“Nuk mundë të ketë liberalizim të vizave gjerë sa aferat “ Pronto” të dalin në shesh pasi të tillët ende janë në kuvend duke punuar sikur nuk ka ndodhur asgjë. Prandaj mendoj se opozoita, pozita, shoqëria civile dhe i gjithë populli kemi faj për këtë” është shprehur Kadriu.

Rexhep Shahu analist politik ka pohuar se përgjegjësia e parë i takon bashkëqeverisje së Mustafes, atij që e ka qeverisë Kosovën 8 vjet dhe që tash është president i saj. 

Ai ka thënë se nëse flasim për masë përgjegjësie, pjesën më të madhe e ka ish qeveria.

“Qeveria aktuale ka mjaft edhe ajo përgjegjësi, sepse të dyja palët që sot vallëzojnë tango janë bashkëpërgjegjëse dhe ia drejtojnë gishtin njëra - tjetrës. Mos plotësimi i kritereve nuk ka ndodhë sot, as për një e dy vjet. Mos zbatimi i tyre është punë e qeverisë prej dekade. Qeverive shqiptare nuk u konvenon me plotësua kriteret dhe dy hapësirat shqiptare me u integrua në Evropë. Sepse pastaj strukturat dhe kontrolli evropian i kufizon vjedhjet, ryshfetet, tarafet, tenderët dhe Evropa pastaj kontrollon më shumë. Ndaj më mirë u bie pashallarëve tanë të dy shteteve shqiptare që të jetojmë si vende afrikane sepse qeveritaret tanë jetojnë si në parajsë”, ka thënë Shahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat