Drenori: Organizatat e dala nga lufta po shkelin statutin

Aktuale

Drenori: Organizatat e dala nga lufta po shkelin statutin

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 16:59
Kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori

Kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, ka reaguar publikisht ndaj organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, në Drenas, të cilat po e shkelin statutin duke e mbështetur vetëm kandidatin e PDK-së për kryetar të komunës, Ramiz Lladrovcin.

Drenori në një konferencë për medie ka thënë se edhe pasi përfaqësues të kësaj organizate, dega në Drenas kanë pranuar që të takohen me të, pas mesnatës së mbrëmshme ia kanë anuluar takimin pa asnjë arsye.

Drenori: Kemi kërkuar takim, nuk na kanë pranuar

“Sot ne reaguam ndaj organizatave të dala të luftës së UÇK-së, dega në Drenas të cilët jo vetëm që e kanë pritur kundër kandidatin tim, në këtë rast kandidatin  PDK-së, zotëri Lladrovci, por ata kanë dalur hapur që e mbështet organizata një kandidat që kjo është shkelje e statutit të organizatës. Pastaj, ka pas shumë shqetësime nga shumë kolegë të mi veteran të luftës të UÇK-së, të cilët kanë thënë që kjo është e padrejtë dhe që nuk pasqyron realisht realitetin në terren dhe se ata kanë kërkuar që edhe unë urgjentisht të takohem me ta, e kam thirr dje sekretarin e kësaj organizate, ka thënë që padyshim që ju presim sepse keni të drejtë edhe ju të vini dhe të bashkëbisedojmë, ndërsa, mbrëmë pas mesnate e marrë një mesazh nga kryetari i cili thotë se për shkak të angazhimeve tjera nuk mund të na presin”, ka thënë Drenori.

Drenori ka thënë se reagimin e tij e ka dërguar edhe në organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në qendër, ku i kanë bërë thirrje që të reagojnë për shkeljet e bëra.

Xhavit Drenori është kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit, derisa për rreth tri vjet ka qenë asambleist në Kuvendin Komunal të Drenasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat