Mustafa then rrugën për përurimin e urës, serbët nuk e lejuan në Rudare

Aktuale

Mustafa then rrugën për përurimin e urës, serbët nuk e lejuan në Rudare

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 14:07
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa më përuruimin e urës në Leopsaviq

(E plotësuar) -  Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo kanë përdorur rrugët alternative për të shkuar në ceremoninë e përurimit të urës së re mbi lumin Bistricë.

Ata bashkë me ministrin e FSK-së, Haki Demollin dhe atë të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni kanë përdorur rrugët alternative për shkak se rreth 100 serbë kanë bllokuar rrugën Zveçan-Leposaviq, përkatësisht në Rudare.

Serbët dëshironin të mos kalojë Mustafa në atë pjesë. Ndërkohë, kanë bllokuar edhe kalimin e komandantit të KFOR-it, Giovanni Fungo./

Serbët iu bllokojnë rrugën, Mustafa dhe komandanti i KFOR-it, në Leposaviq përmes rrugëve alternative

Kryeministri Isa Mustafa ka shkuar në Leposaviq, përmes rrugëve alternative, për të bërë përurimin e një ure të përfunduar nga KFOR-i.

Kjo ka ndodhur pasi të parit të ekzekutivit, nga serbët lokal, iu bllokua rruga në Rudare.

***

Rreth 100 persona kanë bllokuar rrugën Zveçan-Leposaviq, përkatësisht në Rudare për të mos lejuar kalimin e kryeministrit Isa Mustafa në atë pjesë.

Kështu thonë burimet të mediave sipas të cilave, kryeministri po tenton të marrë pjesë në përurimin e urës mbi lumin Bistricë, urë kjo e cila lidh këto dy qytete.

Serbët kanë penguar edhe shkuarjen e komandantit të KFOR-it, Guglielmo Luigi Migilietta në vendin ku do të përurohej ura mbi lumin Bistricë. Sipas këtyre burimeve, ai pritet të arrijë në vendin e ngjarjes me helikopter.

Ndryshe, ende nuk dihet nëse kryeministri Mustafa do të arrijë të merr pjesë në përurimin e kësaj ure, ceremonia për të cilën ishte paraparë të fillojë në ora 13:00.

Image
Rreth 100 persona kanë bllokuar rrugën Zveçan-Leposaviq

Serbët ia bllokojnë rrugën komandantit të KFOR-it

Rreth 100 persona kanë bllokuar rrugën Zveçan-Leposaviq, përkatësisht në Rudare, duke penguar shkuarjen e komandantit të KFOR-it, Guglielmo Luigi Migilietta në vendin ku do të përurohej ura mbi lumin Bistricë.

Ai pritet të arrijë në vendin e ngjarjes me helikopter. Kjo urë do të lidhë komunën e Zveçanit dhe atë të Leposaviqit, e cila ka për qëllim të mbështesë popullatën vendore dhe të përmirësojë mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat