Flet bashkëshortja e kandidatit Isa Xhemajlaj

Aktuale

Flet bashkëshortja e kandidatit Isa Xhemajlaj

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 21:31
Vahide Xhemajlaj

Kjo është Vahide Xhemajlaj, bashkëshortja e kandidatit për Kryetar të Komunës së Drenasit nga NISMA për Kosovën.

Për Vahiden, bashkëshorti është ‘shefi’ në shtëpi dhe ajo nuk konsideron se duhet të përzihet në vendimet e të shoqit .

“Ai i ka mendimet e veta. Po me gruan është mirë dhe me popullin është mirë”, thotë ajo.

Vahidja konsideron se Drenasit i duhet drejtoresha femra.

Ajo gjithashtu e përshkruan  bashkëshortin si një njeri human dhe që don ta ndihmojë popullin e Drenasit.

“Ai nuk hyn në gara për para, veç me i ndihmu popullit”, konstaton ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat