Vdekja e Astrit Deharit, “shërbeu”, për të heshtur aferën “Pronto 2”

Aktuale

Vdekja e Astrit Deharit, “shërbeu”, për të heshtur aferën “Pronto 2”

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 00:08
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Analisti Islam Krasniqi,  ka vlerësuar se aferën “Pronto 2” e mbulonte tema e Demarkacionit dhe Asociacionit, duke u debatuar për to, nga një herë disa raste të arrestimit për terrorizëm, por edhe rasti i Astrit Deharit, i cili e ka zhdukur aferën “Pronto”, nga mendja e qytetarëve, por edhe nga faqet e atyre mediave që janë kundër këtij pushtetit.

Publikimi  i aferave të fundit të udhëheqësve shtetëror në Kosovë janë dokumentim i gjendjes mentale të kreut të shtetit, ku dëshmohet edhe njëherë se kapaciteti i tyre njerëzor intelektual kombëtar dhe shtetëror është baraz me zero. Afera "Pronto" nuk është e vetmja dëshmi për korrupsion brenda institucioneve por siç duket përgjimet e njerëzve të nëntokës që kishin për synim  shkatërrimin e  Kosovës duke instaluar kështu krimin në institucione dhe duke plaçkitur pasurinë e Kosovës, si duket u harruan, dhe nuk u dëgjuan më as nga politika e as nga Shoqëria Civile.

Njohësit e çështjeve politike kanë pohuar, se afera “Pronto” është argumenti më i mirë i shkallës së lartë të pavetëdijes shoqërore, sepse kur u zbuluan disa nga përgjimet, shoqëria civile në vend se të ishte reaguesja kryesore dhe e artikuluar sipas standardeve demokratike për një shoqëri të civilizuar, ajo u bë altoparlante e ideologjizmave partiake dhe kuluareve antishtetërore, që përbëjnë rrjetin e “Prontos”. 

Sipas tyre, afera “Pronto” e mbulonte tema e Demarkacionit dhe Asociacionit, duke u debatuar për to, nga një herë disa raste të arrestimit për terrorizëm, por edhe rasti i Astrit Deharit i cili e ka zhdukur aferën “Pronto” nga mendja e qytetareve por edhe nga faqet e atyre mediave që janë kundër këtij pushtetit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat