Kryeministri Mustafa sqaron vonesën në përurimin e urës në veri

Aktuale

Kryeministri Mustafa sqaron vonesën në përurimin e urës në veri

Nga: G.B Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 09:30
Kryeministri Isa Mustafa me përfaqësues të KFOR-it

U raportua se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është penguar nga serbët dje për të shkuar në përurimin e një ure të ndërtuar nga KFOR-i në veri të Mitrovicës, ku si pasojë është vonuar.

Megjithatë, ai ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se nuk e ka në parim të vonohet asnjëherë, shkruan Bota sot.

Ky është status i tij i plotë në Facebook:

Nuk e kam shprehi të vonohem. Nuk jam vonuar në orë me studentë, nuk vonohem në punë dhe nuk vonohem në mbledhje të Qeverisë. 
Për hirë të vërtetës dua ti sqaroj opinionit se ftesa për hapjen e urës nga KFOR-i ka qenë për orën 14:00. Unë kam arritur ndermjet orës 14:10 ose 14:15 min. Ceremona ka përfunduar në ora 14:45, prandaj kam arritur në Drenas në ora 16:30. Të gjitha pretendimet se jam penguar dhe se kam arritur me një orë e gjysëm ose dy orë vonesë janë të pavërteta.
Më vjen keq që duhet të merrem me këto gjera.IM./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat