Abrashi: Po punojmë që të gjejmë zgjidhje optimale për veteranët

Aktuale

Abrashi: Po punojmë që të gjejmë zgjidhje optimale për veteranët

Nga: BOTA SOT Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 20:02
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se institucionet qeveritare së bashku me organizatat e dala nga lufta janë duke punuar për të gjetur zgjidhje për çështjen e veteranëve.

Abrashi ka thënë se së bashku me organizatat e dala nga lufta dhe të gjithë akterët e përfshirë për çështjen e veteranëve dhe kategorive të tjera të dala nga lufta, do të gjejnë zgjidhjen optimale për këtë çështje.

“Gjatë dy ditëve të fundit, është zhvilluar Punëtoria për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/l -26 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku po marrin pjesë drejtuesit kryesor të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të komisionit qeveritar, të dikastereve të Qeverisë dhe MPMS-së si dhe të shoqërisë civile.

Gjatë debateve tejet konstruktive kanë ardhur në shprehje qëndrime plotësisht të njejta për shumicën e çështjeve të rëndësishme që duhet t'i adresojmë së bashku. Do të vazhdojmë konsultat dhe bashkëpunimin e afërt për të gjetur zgjidhje optimale të çështjes së veteranëve e cila do të krijojë bazë edhe më të fuqishme edhe më të madhe për veteranët dhe të gjitha kategoritë e dala nga lufta e lavdishme e UÇK-së.”, ka shkruar Abrashi në Facebook./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat