"Kadri Veseli akuzohet nga Shpresim Uka për vrasjen e familjes Hajra"

Aktuale

"Kadri Veseli akuzohet nga Shpresim Uka për vrasjen e familjes Hajra"

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 21:34
Kadri Veseli dhe Faton Ramadani

Në debatin që ndodhin në fshatin Baicë në kuadër të fushatës elektorale të PDK-së, doli edhe diçka tepër interesante.

Pas Ferat Shalës i akuzuar nga Shpresim Uka për vrasjen e Familjes Hajra, tash përmendet edhe personi i dytë i përfshirë në këtë vrasje.

Personi në fjalë është hiç më pak se Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Emri u mësua kur Ramadani kërkojë me ngulm fjalën që nuk ju dha në takimin elektoral të PDK-së. Ramadani kërkoi që të pyeste Kadri Veselin për këtë por kjo nuk i’u lejua nga PDK-ja dhe mbeti pa përgjigjjen e kërkuar nga Kadri Veseli.

Fjalimin e Ramadanit e ndërpren edhe Ramiz Lladrovci i cili i kërkon që të takohen pas tubimit, a ishte kjo arsyeja që deklaratat e Ramadanit mos të bëhen publike?

Në videon më poshtë mund të shihni momentin kur Faton Ramadani i drejtohet Kadri Veselit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat