Vonohet dërgimi i fletëvotimeve në Gllobar, Drenas

Aktuale

Vonohet dërgimi i fletëvotimeve në Gllobar, Drenas

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 08:32
ilustrim

Në fshatin Gllobar , në komunën e Drenasit, ku edhe po zhvillohen zgjedhjet për kryetar të komunës, është vonuar materiali sensitiv në qendrën e votimit 03 27 E.

Kjo qendër e votimin, shkolla “Naim Frasheri”, ka qenë e gatshme për funksionim, mirëpo materiali sensitiv ka arritur rreth gjysmë ore me vonesë.

Drejtori i shkollës ka thënë që nuk mban përgjegjësi, përderisa bëri të ditur që ishin të detyruar të presin derisa t’u sillen fletët e votimit.

Në garë për kryetar të Drenasit janë: Ramiz Lladrovci nga PDK, Isa Xhemajlaj nga koalicioni Nisma – AAK, Bedri Nika nga LDK, Vehbi Berisha nga Fjala dhe Xhavit Drenori i pavarur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat