Reagon NISMA: Reklama e kandidatit të PDK’së, vazhdon të jetë prezente nëpër ambiente të shkollave

Aktuale

Reagon NISMA: Reklama e kandidatit të PDK’së, vazhdon të jetë prezente nëpër ambiente të shkollave

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 09:51
Billobordi i Ramiz Lladrovcit

Dega e NISMA për Kosovën në Drenas shpreh shqetësimin e saj për numrin e madh të vëzhguesve të akredituar të partisë në pushtet, PDK’së.

Po ashtu, PDK’ja ka futur në çdo klasë ku është duke u votuar edhe kinse “koordinator të vëzhguesve” gjë që bie ndesh me rregullat në fuqi të KQZ’së.

Gjithashtu, NISMA për Kosovën dega në Drenas është tejet e shqetësuar për faktin se reklama e kandidatit të PDK’së, vazhdon të jetë prezente nëpër ambiente të shkollave ku po votohet.

Gjithashtu, një foto e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se një qytetar i Drenasit, ka fotografuar votën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat