Kandidati i LDK-së: Votojeni të preferuarin tuaj

Aktuale

Kandidati i LDK-së: Votojeni të preferuarin tuaj

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 11:54
Votimi i Bedri Nikës

Kandidati i LDK-së Bedri Nika pas votimit falënderoi qytetarët e Drenasit për përkushtimin siça tha gjatë parafushatës dhe fushatës.

Në deklaratën e tij pas votimit, kandidati i LDK-së Bedri Nika foli fjalët ë mira për qytetarët e Drenasit.

“Faleminderit për qytetarët e Drenasit që kanë tregu ni përkushtim për këtë parafushatë dhe fushatë,” tha Nika.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të kësaj komune që të dalin për ta zgjedhur të preferuarin e tyre.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Drenasit që të dalin në votime dhe të zgjedhin të preferuarin e tyre,” tha Nika.

Më herët votën e tij e dha edhe kandidati i Nismës Isa Xhemajlaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat