Vahudin Ibrahimi zgjedhet Kryetar i degës së AKR-së në Obiliq

Aktuale

Vahudin Ibrahimi zgjedhet Kryetar i degës së AKR-së në Obiliq

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 14:22
AKR Obiliq

Në kuadër të procesit të ristrukturimit të brendshëm të Aleancës Kosova e Re, sot në Obiliq në prani të delegatëve dhe mysafirëve të shumtë, është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i degës së partisë në këtë Komunë.

Në mesin të pranishmëve ishte edhe Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli, koordinatori i zgjedhjeve në AKR z.Vesel Makolli, si dhe përfaqësues të tjerë nga niveli qendror i partisë.

Presidenti i AKR-së z.Behgjet Pacolli, i falënderoi delegatët për punën që po bëjnë në fuqizimin e AKR-së dhe ju premtoi atyre që çdo herë do të kenë mbështetjen e tij në realizimin e projekteve zhvillimore për qytetarët e Obiliqit.

“Obiliqi është lënë anash nga Institucionet lokale dhe qendrore, ju nuk e meritoni këtë keq-qeverisje, ju nuk e meritoni këtë ndotje që bëhet në qytetin tuaj, ju meritoni vende të reja të punës” ka thënë i pari i AKR-së dhe ka shtuar se  rinia e Obiliqit dhe e gjithë Kosovës meriton perspektivë dhe arsimim cilësor.  Lideri i AKR-së tha se të gjitha këto janë të planifikuara në programin e partisë.

Më pas Kuvendi i vazhdoi punimet, ku nga procesi i rregullt zgjedhor, me shumicë votash, Kryetar i degës së AKR-së në Obiliq, u zgjodh z.Vahudin Ibrahimi.

Kryetari i ri i Degës duke i falënderuar delegatët për besimin e dhënë u zotua që do të punojë pa ndalur deri në realizimin e projekteve të AKR-së për Obiliqin.

Kuvendi më pas ka zgjedhur edhe kryesinë e degës të përbërë prej 17 anëtarëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat