"Ibrahim Kelmendi, fol për takimin me Zahirin më 1997 e katërshen e tmerrshme që kapi UÇK-në”

Aktuale

"Ibrahim Kelmendi, fol për takimin me Zahirin më 1997 e katërshen e tmerrshme që kapi UÇK-në”

Nga: P.R Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 14:32
Ibrahim Kelmendi

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat në Kosovës, Gazmend Islami ka reaguar ashpër ndaj një postimi të njërit prej ish anëtarëve të LPK-së, Ibrahim Kelmendi, i cili ditë më parë pati fyer ish presidentin Ibrahim Rugova.

Islami në reagimin e tij thotë se Ibrahim Kelmendi është një figurë kontroverse i përfshirë në vjedhjen e fondit pas luftës dhe hapjes së kompanive në Kosovë, e mik i ngushtë i Thaçit, Halitit, Sylës, Veselit.

“Ibrahim Kelmendi figurë kontroverse, i djallëzuar tej mase, i kapur nga të gjitha anët, i përfolur që nga vrasja e Isufit, i përfshirë në vjedhjen e fondit pas luftës dhe hapjes së kompanive në Kosovë, luftë të ashpër për pushtet, pa zgjedh mjetet, i paskrupullt në ide fikse dhe të sëmura, mik i ngushtë i Thaçit, Halitit, Sylës, Veselit- kurë humbi kontrollin mbi ta dhe pas luftës mbet askush i, filloj luftën kundër të gjithëve, “vetëm ky është i mirë dhe i devotshëm”. Sa kapet për mjekra e sa kapet për Rugovën, sa për vrasjen e bërë në Tiranë të Ahmet Krasnqit që thekson edhe vet, i vjen keq që nuk ka mund ta vras vet. Me pas shtet ligjor, këtë kopil të dreqit duhet me qit para drejtësisë, nuk ka ngjarje që ka ndodhë në Kosovë e mos me kanë ky i përfshirë”, ka shkruar Islami në faqen e tij në facebook.

Ndërsa në postimin e tij ka reaguar Ibrahim Kelemndi, i cili duke komentuar postimin e Islamit, ka thënë se nëse institucionet nuk çlirohen nga kapja që u ka ndodh nga Isat, Hashimat, Xhavitat, Azemat, Skenderat, Ademat, atë  mund ta arrestojnë, meqë nuk pjerdhin ata për shtet të se drejtës.

“Hahahaha, ndoshta e dinë anekdotën për shpërblim të nuses nga zoti i shtëpisë, Z. Islami? Për ti mësuar meritat e secilit anëtar të familjes, zoti i shpisë pyeste për secilën punë, kush e kishte bëlrë keq. Që të shfajësoheshin të gjithë i përgjigjeshin: „nusja“, meqë ajo ishte ende e huaj në atë familje. Në fund zoti i shtëpis tha: „Shpërblimi i takon nuses, meqë ju të tjerët nuk paski bërë asgjë!“ Pa merak, nëse institucionet nuk çlirohen nga kapja që u ka ndodh nga isat, hashimat, xhavitat, azemat, skenderat, ademat, edhe mund të më arrestojnë, meqë nuk pjerdhin ata për shtet të se drejtës. Rëndësi ka që unë nuk iu frikësohem, sepse njoh veten time. Ty mos të pastë hije! Si nuk të ka ardh keq për vetën Tënde, me këtë formulim kaq inatçor?!”, ka shkruar Kelemndi.

Por më pas, Gazmend Islami ka ftuar Kelemndin që të flas për vrasjen e Fehmi Lladrovcit, Ilir Konushevcit, Mujë Krasniqit e për katërshen e tmerrshme që kapi UÇK-në.

“Më bëjnë përshtypje mendimet e tua dhe se si dinë të prekësh tema për të hapur debate, por çka ka rëndësi për ty është se ti duhet të mendosh më mirë për moshën që ke dhe që duhet të flasësh për gjithë ato që dinë, e jo të kapësh nga mjekrat e feja, nga Rugova e Ahmet Krasniqi. Shumë ma mirë është ti me fol për Fehmi Lladrovcin, me fol për Ilir Konushevcin, me fol për Mujë Krasniqin, me fol për katërshen e tmerrshme që kapi UÇK-në, pasi dinë aq shumë, pse hesht për ato që duhet të thuash e merresh me përralla. Duhet të japësh përgjegjësi për fondin, për ato që ke bërë as më pak e as më shumë, derisa flet kot së koti, nuk ta mban fort me u marrë me temat që të takojnë”, shkruan Islami.

Ai më tej ka ftuar Ibrahim Kelmendin që të flas për takimin me Zahirin në janar të 1997.

“Pse spo flet për takimin me Zahirin në janar 1997, pse nuk po shtjellon para opinionin për ato dinë, pse flet për ato që nuk i dinë dhe që vetëm ja fut kot.  Je bërë i pa durueshëm, me temat kontroverse jo produktive për shoqërinë dhe vendin, je i rrezikshëm në Gjermani, pse kurrë nuk dole hapur në Kosovë për të mirën e vendit, me ju dal në ballë këtyre që ti quan të katapultuarit e UÇK-së, kurrë nuk je dalë te përgjegjegjësia që kishe, por ike sikur mos të ishe kurrë dhe u struke”, shkruan Gazmend Islami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat