Rezultatet e para nga Drenasi, ja kush është e para

Aktuale

Rezultatet e para nga Drenasi, ja kush është e para

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 20:38
Qendër votimi në Drenas

Rezultatet e para nga disa qendra të votimit në Drenas, ku sot u mbajtën zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës, tregojnë se Partia Demokratike e Kosovës po udhëheq garën. Por, trendi i votimit sugjeron se PDK nuk do të arrijë t'i fitojë këto zgjedhje pa balotazh, për herë të parë.

Nisma për Kosovën do të dalë e dyta, sipas rezultateve të para, që i ka siguruar media.

Kandidati i PDK'së, Ramiz Lladrovci, është i pari në Vasilevë, Llapushnik dhe në qendër të Drenasit.

Ndërkaq, kandidati i Nismës, Isa Xhemajlaj, prin në Komoran, Baicë e Arrlat, dhe qëndron pas Lladrovcit me një diferencë të vogël të votave në zonat e sipërpërmendura.

Media ka siguruar rezultatet nga një vendvotim në Drenas, ku sot u mbajtën zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës. Nëse këto rezultate përfaqësojnë trendin e votimit, në Drenas mund të ketë balotazh për herë të parë.

Rezultatet nga një klasë e një qendre votimi tregojnë se kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka siguruar 90 vota.

Isa Xhemajlaj, kandidat nga Nisma për Kosovën, ka marrë 84 vota.

Pas tyre renditen Xhavit Drenori, kandidat i pavarur, me 36 vota, dhe Elmi Thaqi nga Aleanca Kosova e Re, me 5 vota.

PDK udhëheq në Vasilevë, Nisma e dyta

Rezultatet nga një klasë e një qendre votimi në fshatin Vasilevë tregojnë se Ramiz Lladrovci, kandidat nga Partia Demokratike e Kosovës, ka siguruar 133 vota.

Kandidati i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj, ka marrë 55 vota.

Pas tyre renditet Xhavit Drenori, kandidat i pavarur, me 24 vota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat