Lladrovci: Jam bindshëm fitues

Aktuale

Lladrovci: Jam bindshëm fitues

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 21:32
Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit Ramiz Lladrovci

(E plotësuar) -  Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit Ramiz Lladrovci, është shprehur I bindur se do të jetë fitues.

Madje, ai ka thënë se pret që nga këto votime të jetë në krye të Drenasit pa shkuar në balotazh, me rivalin e tij nga NISMA  Isa Xhemajlaj.

Lladrovci: Jam bindshëm fitues

“I përshëndes të gjithë qytetarët e Drenasit, të cilët kanë treguar qytetari të lartë, kane dal kanë votuar në këtë gjendje të ftoftë...e keni parë edhe ju që unë jam bindshëm fitues dhe zgjedhjet i fiton Partia Demokratike e Kosovës. Cilin balotazh?! Akoma nuk ka rezultate preliminare....Akoma nuk ka dalur rezultati përfundimtar deri tani janë mbi 48-49%...", tha ai.

Lladrovci ndihet fitues

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit Ramiz Lladrovci, ka thënë se deri më tani ka marrë 48% të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas.

Ai është shprehur i bindur se është fitues i zgjedhjeve komunale në këtë komunë.

Lladrovci ka falënderuar  qytetarët  që kanë marrë pjesë në votime gjatë ditës së sotme.

“Akoma nuk ka dalë rezultati përfundimtar, deri tani jam 48-49 %”, tha ai.

Lladrovci konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës është duke festuar fitoren e kandidatit të saj Ramiz Lladrovci, ndonëse ende nuk dihen rezultatet e zgjedhjeve.

Pritet që pas disa minutash masës t’i drejtohet edhe kandidati për kryetar Ramiz Lladrovci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat