“Muzeu i Korrupsionit”, muze satirik

Aktuale

“Muzeu i Korrupsionit”, muze satirik

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 12:41
Muzeu i Korrupsionit

(E plotësuar) - Në javën Kundër Korrupsionit është hapur edhe “Muzeu i Korrupsionit”, i cili ka karakter satirik dhe vizitorët mund të përjetojnë kohën “kur korrupsioni ekzistonte në shoqërinë tonë.

Liridona Osmanaj, zyrtare e këtij projekti tha se data 9 dhjetor shënon ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe në kuadër të kësaj dite është edhe “Muzeu i Korrupsionit”, i cili paraqet korrupsionin se si ka qenë në të kaluarën.

Osmanaj: Në kuadër të 9 dhjetorit edhe “Muzeu i Korrupsionit”

“Data 9 dhjetor shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër korrupsion, në kuadër të kësaj dite shumë organizata, ambasada, organizata lokale dhe internacionale janë mbledhur për të organizuar një javë të përbashkët me aktivitete të shumta për të shënuar këtë ditë. Si pjesë e këtij organizimi është edhe Muzeu i Korrupsionit, i cili paraqet korrupsionin se si kishte qenë, do të thotë ne jemi duke e aktruar sikur jemi në të ardhmen në kohë dhe të ju japim mundësi qytetarëve  të Kosovës ta shohin, ta konsiderojnë sikur korrupsioni të ekzistonte në të kaluarën. prandaj është paraqitur edhe si muze i korrupsionit në mënyrë që të tregohet kinse korrupsioni tashmë nuk ekziston, por si kishte qenë në të kaluarën”, tha Osmanaj.

Osmanaj bëri të ditur se në këtë muze kanë paraqitur korrupsionin në katër fusha dhe sipas saj kjo është bërë për arsye se në studimet e tyre rezulton se këto fusha janë më të ndikuarat nga korrupsioni.

Osmanaj: Korrupsioni në fushën e edukimit, arsimit, prokurorisë dhe shëndetësi

“Këtu kemi paraqitur korrupsionin në katër fusha, në edukim, në arsimin, prokurori dhe shëndetësi.  Për shkak se sipas studimeve tona del që këto fusha janë disa nga fushat që janë më të ndikuara nga korrupsioni, prandaj edhe kemi dashur përmes artefakteve me tregu se si ndodh korrupsioni në këto katër fusha”, tha Osmanaj.

Ky muze do të jetë i hapur nga sot deri me 9 dhjetor dhe mund të vizitohet nga qytetarët nga ora 12:00 deri në orën 20:00.

Muzeu i Korrupsionit është organizuar nga UNDP, me mbështetjen e Zyrës Zvicerane për zhvillim dhe Ministrisë së Jashtme të Danimarkës dhe është organizuar në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit”.

Hapet Muzeu i Korrupsionit

Është hapur Muzeu i Korrupsionit i cili ka karakter satirik ku vizitorët mund të përjetojnë kohën “kur korrupsioni ekzistonte në shoqërinë tonë”.

Liridona Osmanaj zyrtare e projektit, tha se në kuadër të Javës Kundërkorrupsionit është edhe ky Muze, i cili paraqet korrupsionin se si kishte qenë në mënyrë që qytetarët ta shohin se si kishte qenë korrupsioni në të kaluarën.

 Po ashtu, ajo tha se në këtë muze kanë paraqitur korrupsionin në katër fusha, në edukim, arsim, prokurori dhe shëndetësi.

  Ky muze do të jetë i hapur nga sot deri me 9 dhjetor dhe mund të vizitohet nga qytetarët nga ora 12:00 deri në orën 20:00.

 Ky aktivitet  po mbahet në kuadër të “Javës kundër korrupsionit”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat