Thaçi: Bashkëpunimet me Maltën do të shtrihen edhe në ekonomi, arsim e kulturë

Aktuale

Thaçi: Bashkëpunimet me Maltën do të shtrihen edhe në ekonomi, arsim e kulturë

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 14:16
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ne takim me presidenten Marie Louise Coleiro Preca

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka udhëtuar sot në Maltë, ku po qëndron atje për një vizitë zyrtare.

Sipas një postimi të Thaçit në Facebook, ai është takuar me presidenten Marie Louise Coleiro Preca, me të cilën thotë se u pajtuan që marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve tona duhet të shtrihen edhe në ekonomi, arsim dhe kulturë.

Pas takimit, Thaçi ka vendosur lule në memorialin e dëshmorëve në kryeqytetin Valeta.

“Malta ishte ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Në tetë vjetët e fundit, ajo ka qenë një mbështetëse e fuqishme e forcimit të shtetësisë dhe perspektivës evropiane të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjerash Thaçi në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat