Nisma, e bindur në fitoren e Xhemajlajt - thotë se PDK bëri fushatë të pakripë

Aktuale

Nisma, e bindur në fitoren e Xhemajlajt - thotë se PDK bëri fushatë të pakripë

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 19:57
Isa Xhemajlaj

Enver Hoti nga radhët e Nisma për Kosovën ka thënë se fushata zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet për Kryetar të Drenasit ka qenë fushatë e pakripë dhe e pavërtetë.

Hoti ka thënë në median se premtimi i bërë nga PDK, për investime në Drenas me vlerë prej 70 milionë eurosh, është i pavërtetë.

”Ne duhet të jemi real në atë cfarë e themi”, ka thënë Hoti.

”PDK ka bërë një fushatë të pavërtetë, fushatë me hile”, ka shtuar ai.

”Nuk ka gjë më të keqe për Drenasin se sa premtimi prej 70 milionë eurosh për investime”, ka thënë Hoti.

Ai ka vlerësuar se ”premtimet e PDK-së për Drenasin janë irrituese për qytetarët e saj”.

”Kjo ka qenë një fushatë e pavërtetë dhe e pakrip”, ka deklaruar Hoti.

”A ka një të pavërtetë më të madhe se t’u thuash qytetarëve e të luash me ndjenjën e qytetarëve duke iu thënë se po e votuat Jakup Krasniqin jeni kundër Drenicës”, është shprehur ai.

”Premtimet e tyre janë një gjellë e pakrip që nuk e hanë qytetari i Drenasit”, ka thënë Hoti.

”Ne jemi të bindur që Isa Xhemajlaj do të fitojë së bashku me ata që e duan ndryshimin” është shprehur Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat