Sfarqa e Muhaxheri, përfaqësojnë LDK-në në Kongresin e 29-të të CDU-së në Gjermani

Aktuale

Sfarqa e Muhaxheri, përfaqësojnë LDK-në në Kongresin e 29-të të CDU-së në Gjermani

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 12:48
Muhaxheri dhe Sfarqa

Tashmë gjithëçka është gati për fillimin e Kongresit të 29-të të CDU-së në Essen të Gjermanisë. Në këtë Kongres kancelarja Angela Merkel kërkon mandatin e ri për të drejtuar CDU-në partinë më të madhe në Gjermani.

Në këtë Kongres po marrin pjesë 1001 delegatë nga e gjitha republikat gjermane, ndërkaq janë ftuar edhe mbi 1 mijë mysafirë. Kongresin po e përcjellin mbi 1 mijë përfaqësues të medieve duke e veçuar këtë ngjarje tepër të rëndësishmë për Gjermaninë.

Image

Në këtë Kongres edhe këtë vit, LDK-ja si parti anetëtare e Partive popullore evropiane, po përfaqësohet nga Muharrem Sfarqa e Gazmend Muhaxheri anëtarë të Kryesisë Qendrore dhe kryetar të komunave, Ferizajit e Pejës.

Delegacini I LDK-së gjatë këtij Kongresi do të ketë edhe takime të ndara me zyrtarë të lartë të CDU-së dhe delegacione të tjera të partive popullore evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat