PISA, sot duhet t’i skuq të gjithë

Aktuale

PISA, sot duhet t’i skuq të gjithë

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 16:36
Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku, një nga opinionistët më aktiv në vend, ka reaguar ashpër ndaj neglizhencës së institucioneve përgjegjëse të arsimit në vend përball vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve, PISA.

Ky raport rendit Kosovën si shtet me nivelin më të ulët të arsimit, dhe për këtë Abdixhiku, përmes një shënimi të tij në facebook, ka thënë se ky nivel i paditurisë u konvenon kapësve, duke aluduar në shumicën e pushtetarëve.

“Ata mbahen gjallë kështu. Veç një popull i paditur e mbanë çiftin e Ramizit me shokë herë si profesor doktor, herë si ambasador, e herë si kryetar komune – gjithmonë mbi vete, tash e tetëmbëdhjetë vjet rresht. Prandaj kapësit i mirëmbajnë fabrikat e paditurisë. Prandaj ata prodhojnë padituri. Prandaj ata kanë mbushur shkollat me vëllezër, motra, gra e akraba të paditur që shkollojnë e prodhojnë gjenerata analfabetësh që sot renditet në treshen e fundit në botë”, shkruan Abdixhiku.

Tutje ai thotë se ‘kapësit’ këtë punë kanë, por ai bënë thirrje që ndaj kësaj dukurie prindërit të mos rrinë duarkryq dhe në heshtje, ndaj arsimimit të fëmijëve të tyre.

“Çka doni të bëni me këta fëmijë nesër? Kush do t’i merr në punë? Si do ta sigurojnë jetën, për veten, për juve, për vendin?”, pyet Abdixhiku.

Ai thotë se sot duhet të skuqen të gjithë, sidomos ata që intervencën e kopjimin e kanë bërë vlerë, zotësi, por kurrë marre.

“Ata që u japin fëmijëve telefona të mençur, por kurrë si mbajnë me një libër, një lektyre – ma edhe një libërth në dorë. Shihni sa nga ta e shkruajnë sot emrin e shtetit të vet “Kosov”. Sot duhet të skuqen edhe ata mësues e sindikata, që kërcënojnë ditë e natë për paga, e na japin analfabetë në kthim. Në kohë shumë më të vështira, mësuesit para jush, kanë pasur megjithatë një ideal. Ku jeni ju sot?”, shkruan Abdixhiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat