Drenori: Ja ku i mora paratë për fushatën time

Aktuale

Drenori: Ja ku i mora paratë për fushatën time

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 22:04
Xhavit Drenori

Befasia e procesit zgjedhor në Drenas padyshim është kandidati i pavarur Xhavit Drenori, që mori një përqindje të mirë të votave në zgjedhjet e së dielës.

Ai demanton zërat se u financua nga NISMA në fushatën e tij elektorale, madje thotë se gjithë fushatën e mbuloi me kredi që u morën në emër të bashkëshortes së tij Meritës, e jo me paratë e nipit të sekretarit të NISMA-s, Jakup Krasniqit.

“Absolutisht nuk qëndron argumenti se NISMA më ka financuar në fushatën time për Drenasin. Fushatën e kam financuar me kredinë që kam marrë dhe këtë do ta argumentoj me fakte”, tha Xhavit Drenori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat