Vrasja që tronditi Mitrovicën: Rrethanat ende të paqarta, dyshohet që konflikti nisi për shkaqe banale

Aktuale

Vrasja që tronditi Mitrovicën: Rrethanat ende të paqarta, dyshohet që konflikti nisi për shkaqe banale

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 22:02
Pamje nga vendi ku u vra sot në Mitrovicë Valon Sadiku

Mbeti i shtrirë në mes të rrugës, pasi u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Pak minuta para orës 9 e 30, viktima V.S. ishte përfshirë në një zënkë me një tjetër djal, më të ri se ai.

Dëshmitarët që panë cfarë ndodhi, u tmerruan.

Babai i viktimës erdhi në vendngjarje, pasi kishte marrë vesh cfarë ndodhi, me gjithë që nuk u la të afrohej të trupi i mbuluar.

Ai tha se nuk ishte në dijeni që djali i tij kishte probleme me ndokë, pos një problemi para 6 muajsh.

Kufoma, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, që bënë mjeko-ligjorët, u dërgua për obduksion.

Në polici thanë se për këtë rast arrestuan dy persona.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja të plumbave, një shufër metalike dhe në dorën e të ndjerit një shkop bejsbolli. Po ashtu është konfiskuar edhe një armë tytëgjatë, që policia nuk tregon cfarë ishte por dëshmitarët konfirmuan se ishte kallashnikov.

Më vonë u mësua se të dyshuarit janë H.V dhe V.B, të dy nga 17 vjet.

Me këtë të fundit, viktima kishte patur një mospajtim, 6 muaj më parë dhe këtë e konfirmoi vëllai i të ndjerit.

Ai po pretendon se një ditë pas kësaj ngjarje viktima ishte kërcënuar prap, nga i njëjti person.

Vëllau i viktimës tregon se kacafytja kishte filluar për një shuplakë.

Klan Kosova vizitoi edhe familjen e njërit prej dy të dyshuarve që janë shoqëruar dhe po mbahen në ndalim policor.

Por, në Zhabar të Mitrovicës nuk pranuan të flasin, me arsyetimin se ngjarja është shumë e rëndë dhe se ajo cfarë ngjau ka tronditur të gjithë edhe te Beqirajt.

Xhaxhai i këtij të dyshuari tha se u vjen keq për atë që ka ndodhur dhe bëri me dije se bashkë me një hoxhë, janë duke u përpjekur për të gjetur një zgjidhje të kësaj situate të rëndë.

Këtu thanë se nuk e kanë patur asnjë indikacion që djali i tyrë mund të vrasë dike, ndërsa u deklaruan se nuk ishin në diijeni që po i njëjti ka patur armë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat