I dyshuari për vrasjen në Mitrovicë, u rrit mes armëve të gjata, ja lidhja me Kadri Veselin

Aktuale

I dyshuari për vrasjen në Mitrovicë, u rrit mes armëve të gjata, ja lidhja me Kadri Veselin

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 23:39
Valdrin Beqiri (majtas) i dyshuari për vrasjen në Mitrovicë, dhe babai Esat Beqiri (djathtas) i përqafuar me Kadri Veselin

Një zënkë mes dy të rinjve, që thuhet të ketë filluar rreth gjashtë muaj më parë, të mërkurën i mori jetën një të riu.

Në Mitrovicën e ndarë, një 22 vjeçar mbet i vdekur, e në vendin e ngjarjes ku dëshmitarët treguan për të shtëna dhe u gjetën armë, aty u përdor armë tytëgjatë e njohur si kallashnikov, e Policia raporton se kanë gjetur dy gëzhoja, një shufër metali, një shkop druri.

Dy të mitur u arrestuan, nga 17 vjeç, e për njërin prej tyre thuhet se është dorasi, për çka kështu deklaroi gjatë ditës edhe babai biologjik i tashmë viktimës, Valon Sadiku. (ngase Valoni u rrit nga xhaxhi i tij, që nuk është i gjallë)

Pikërisht armë tytëgjatë, me çfarë ia morën jetën 22 vjeçarit, që është e paqartë si një i mitur mund të posedoj një të tillë, shihet se Valdrin Beqiri, njëri nga të arrestuarit (i akuzuari kryesor), i njeh moti armët e tij.

Image

Në disa fotografi shihet edhe vëllai i tij më armë të gjata, armë këto që nuk do duhej të ishin as në duart e një të rrituri, raporton Periskopi.

Nëna e të rinjve të armatosur, është asambleiste në Kuvendin Komunal të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Valbonë Beqiri, ndërsa babai i tyre, Esat Beqiri, është staf i përhershëm i Kuvendit të Kosovës dhe mban pozitën e zyrtarit të lartë për pagesa.

Kjo familje nuk kanë pranuar të flasin gjatë ditës, por axha i të dyshuarit ka deklaruar se u vjen keq për atë që ka ndodhur dhe bënë me dije se bashkë me një hoxhë, janë duke u përpjekur për të gjetur një zgjidhje të kësaj situate të rëndë.

Image
Milaim Zeka (majtas) me të dyshuarin për vrasje (mes) dhe Esat Beqiri (djathtas)

 

Këtu thanë se nuk e kanë patur asnjë indikacion që djali i tyre mund të vrasë dikë, ndërsa u deklaruan se nuk ishin në dijeni që po i njëjti ka patur armë.

Përveç Valdrin Beqirit, Policia ka arrestuar edhe një të mitur tjetër, poashtu 17 vjeçar që dyshohet se ka të bëjë me vrasjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat