Lladrovci garanton transparencë dhe llogaridhënie

Aktuale

Lladrovci garanton transparencë dhe llogaridhënie

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 14:10
Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një konferencë për media të mbajtur sot në selinë e partisë në Drenas, ka deklaruar se votimi në mënyrë masive për PDK-në dhe për të, është shndërruar në një përgjegjësi mjaft të madhe.

Lladrovci ka thënë se më 4 dhjetor, qytetarët e Drenasit u përcaktuan për një qeverisje transparente, llogaridhënëse dhe efikase, të cilën thotë ta ketë ofruar ai.

 Duke folur para mediave, ai ka thënë se më 4 dhjetor, qytetaret e Drenasit i thanë ‘jo’ izolimit dhe ‘po’ transparencës dhe zhvillimit ekonomik e social.

 “Unë garantoj se llogaridhënia dhe transparenca do të jenë shtyllat e punës sime. Unë garantoj se çdo vendim në Komunën e Drenasit do të jetë i hapur për qytetarë dhe për pjesëtarët e shoqërisë civile”, ka deklaruar Lladrovci.

 Ai, po ashtu, është shprehur se Komuna e Drenasit do të jetë vend i mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët e Drenasit.

 “Për mua si Kryetar, transparenca paraqet parimin thelbësor të qeverisjes së mirë. Transparenca në institucionet lokale është parakusht për një komunë të zhvilluar dhe qeverisje që u përgjigjet qytetarëve dhe mban përgjegjësi para qytetarëve”, ka thënë ai.

Lladrovci, më tutje, ka renditur disa nga prioritetet e qeverisjes së tij:

 1. Buxheti i Komunës së Drenasit do të jetë një buxhet i qytetarëve. Ky buxhet do të bëhet duke shkuar lagje për lagje dhe duke marrë rekomandimet dhe nevojat e qytetarëve.    

 2. Buxhetin do ta hartojmë bashkë me qytetaret dhe investimet do të ndjehen nga të gjithë qytetarët e Komunës sonë.

 3. Shpenzimet e Komunës do të jenë transparente dhe unë do të publikoj çdo 3 muaj shpenzimet komunale që qytetari ta shohë se ku janë shpenzuar paratë e tyre. Në këtë mënyrë, do ta bëjmë Komunën e Drenasit shembull të transparencës.

 4. I gjithë procesi i prokurimit publik do të jetë i hapur për monitorim nga pjesëtarët e shoqërisë civile dhe të gjithë ata që janë të interesuar ta monitorojnë këtë proces, do të jenë të mirëseardhur.

 5. Kontratat qe do të lidhen me çdo kompani, do të publikohen në ëebfaqe të Komunës, së bashku me përshkrimin e punës.

 6. Në 3 muajt e parë të qeverisjes sime, do ta instaloj në Drenas prokurimin elektronik, me qëllim të rritjes  së transparencës dhe llogaridhënies.

 7. Planet rregullative do te bëhen me pjesëmarrjen e qytetarëve në lokalitetet ku jetojnë. Planet rregullative do të jenë në harmoni me nevojat e qytetarëve për një jetë kualitative.

 8. Do t’u themi stop uzurpimeve dhe çdo uzurpator do të largohet, për t’ju kthyer prona Komunës ose qytetarit qe i takon.

 9. Punësimi në institucionet e Komunës do të bëhet me mbikëqyrjen e Organizatave Joqeveritare, në mënyrë që punësimi të bëhet me merita dhe me kualifikimin e duhur.

Lladrovci thërret konfrencë në orën 15:00 në Drenas

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka thirrur konferencë për media në orën 15:00 në Drenas.

Nuk dihet ende se për çfarë do të flas Lladrovci, por sot gjatë ditës është arritur marrëveshja ndërmjet Nismës për Kosovën dhe kandidatit të pavarur Xhavit Drenorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat