Dërguti diskuton çështjen e Astrit Deharit me konsullin e Kanadasë në Zagreb

Aktuale

Dërguti diskuton çështjen e Astrit Deharit me konsullin e Kanadasë në Zagreb

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 14:40
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka pritur konsullin e Kanadasë në Zagreb, June Shinagawa, ndërsa takimi kishte për qëllim vënien e kontakteve mes grupeve të miqësisë në parlamentet e të dy vendeve.

Në takim sipas komunikatës për media nga Kuvendi i Kosovës, është  diskutuar edhe   për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, për  kontributin e jashtëzakonshëm të Kanadasë në mbështetje të Kosovës përgjatë  dekadave, si dhe për bashkëpunimin e mëtejmë ndërparlamentar. 

“Në takim u diskutua edhe për situatën politike dhe ekonomike në vend që nga përfundimi i zgjedhjeve të fundit,për qasjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në raport me minoritetet, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për rastin e vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat