Kosova thotë se ka marrë siguri për afrimin me NATO-n

Aktuale

Kosova thotë se ka marrë siguri për afrimin me NATO-n

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 23:08
FSK

Në Kosovë, zyrtarët e lartë të qeverisë thanë se kanë marrë një zotim nga autoritetet e NATO-s për thellimin e bashkëpunimit dhe përfshirjen e Kosovës në programe të ndryshme të kësaj aleance. Ata thanë se kjo hap një kapitull të ri të marrëdhënieve dhe mbështetjes së NATO-s dhe fuqizon rolin e Kosovës si faktor i qëndrueshmërisë në rajon dhe në përballjen e sfidave rajonale dhe globale të sigurisë.

Mustafa: Kosova, e përkushtuar të avancojë gradualisht drejt anëtarësimit në NATO

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar se ka marrë një lajm të rëndësishëm nga sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Atlantikut Verior, Jens Stoltenberg, i cili i ka kthyer përgjigje në letrën që ia kishte adresuar në nëntor të vitit të kaluar.

Këshilli i Atlantikut Verior është pajtuar për fuqizimin bashkëveprimit të NATO-s me Kosovën, ka njoftuar kryeministri, shkruan Bota sot.

Ky është postimi i tij i plotë:

Mora një lajm tepër të rëndësishëm nga Sekretari i Përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg, si përgjigje në letrën që ia kisha adresuar në nëntor të vitit të kaluar. Këshilli i Atlantikut Verior është pajtuar për fuqizimin bashkëveprimit të NATO-s me Kosovën. 
Tani hapet një kapitull i ri i marrëdhënieve dhe mbështetjes së NATO-s dhe po ashtu fuqizohet roli i Kosovës si faktor i stabilitetit në rajon dhe si një partner i besueshëm i NATO-s në përballimin e sfidave rajonale dhe globale të sigurisë.
Shpreh përkushtimin e Kosovës që gradualisht të avancojë në procesin e anëtarësimit dhe që në një periudhë optimale të bëhet anëtare e plotë e NATO-s./VOA/Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat