Maloku: Muri, pretekst për zgjatjen e bisedimeve në Bruksel

Aktuale

Maloku: Muri, pretekst për zgjatjen e bisedimeve në Bruksel

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 01:01
Naim Maloku

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku, ka vlerësuar se ndërtimi i murit në pjesën afër urës mbi lumrin e Ibrit në Mitrovicë ka për synim të bëhet temë e bisedimeve të Brukselit ndërmjet dy shteteve.

Maloku ka thënë se në këtë mënyrë Serbia po pretendon t’i zgjasë këto bisedime në pafundësi, duke shpresuar në ndryshimin e raporteve ndërkombëtare SHBA-Rusi.

Ai i ka ftuar institucionet e Kosovës, që në konsultim me Bashkimin Evropian, të reagojnë ndaj ndërtimit të këtij muri, sikurse ndaj çdo objekti tjetër pa leje.

Maloku ka thënë për “Epoka e re” se Kosova ka gabuar që, kur ka hyrë në bisedime me Serbinë, nuk ka bërë një plan për afatizimin e këtij procesi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat