‘M’i keni plasë mushkëritë’

Aktuale

‘M’i keni plasë mushkëritë’

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 10:34
Kreativiteti i djemve dhe vajzave të dy organizatave, përfshinë vendosjen e kukullave me maska kundër ndotjes së ajrit, të cilat mbajnë mbishkrime sensibilizuese.

(E plotësuar)- A keni problem me hundë e fyt, a po ndiheni të lodhur zakonisht, a ka ardh koha me bo panik, këto janë disa nga pyetjet që organizata PEN dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim, u kanë bërë qytetarëve të cilët kalojnë nga sheshet kryesore të Prishtinës.

Kreativiteti i djemve dhe vajzave të dy organizatave, përfshinë vendosjen e kukullave me maska kundër ndotjes së ajrit, të cilat mbajnë mbishkrime sensibilizuese, matje të drejtpërdrejta të cilësisë së ajrit, nga anëtarët e projektit, si dhe do të rregullohet hapësira për informimin e qytetarëve, ofrimin e broshurave, etj.

Ndotja e madhe e ajrit mbetet një problem mjaft shqetësues në kryeqytet, për të cilën pak e asgjë po bëhet nga institucionet përgjegjëse në qendër.

Menaxheri i projektit Trim Ilazi, për cilësinë e ajrit në Prishtinë të realizuar nga Peer Educators Netëork, ka thënë se matjet për cilësinë e ajrit në Prishtinë, të bëra që nga vera e këtij viti, tregojnë se termocentralet, ngrohjet me qymyr, komunikacioni i dendur janë faktorët që kanë shkaktuar gjendje smogu në kryeqytetin e Prishtinës.

“Ky aktivitet ka ardhë si pasojë e ndotjes që është duke u bërë që një kohë e gjatë dhe nuk ka pasur asnjë reagim dhe është një prej aktiviteteve të para për ta thyer heshtjen aktuale që është duke u bërë për ndotjen. Aktualisht në këto momente sa jemi duke e matur cilësinë e ajrit është vlera, 4 deri në 5 herë po lëviz më e lartë sesa që është e lejuar. Shkaktarët janë të ndryshëm kemi termocentralet, ngrohjet që po bëhen tash dimrit me qymyr, edhe komunikacioni i dendur është duke i ndihmuar. Ajo që e bën më të rrezikshëm është se u krijuar gjendje smogu edhe është vetëm duke i tubuar këta ndotës me një vend”, tha Ilazi.

Ilazi tha se ende nuk janë bërë statistika që tregojnë se cila lagje është më e ndotur. Ai përmendi se shumë aktivitete tjera do të realizohen për të i vetëdijesuar qytetarët për këtë gjendje smogu.

A ka ardh koha me bo panik?!

A keni problem me hundë e fyt, a po ndiheni të lodhur zakonisht, a ka ardh koha me bo panik, këto janë disa nga pyetjet që organizata PEN dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim, u kanë bërë qytetarëve të cilët kalojnë nga sheshet kryesore të Prishtinës.

Kreativiteti i djemve dhe vajzave të dy organizatave, përfshinë vendosjen e kukullave me maska kundër ndotjes së ajrit, të cilat mbajnë mbishkrime sensibilizuese, matje të drejtpërdrejta të cilësisë së ajrit, nga anëtarët e projektit, si dhe do të rregullohet hapësira për informimin e qytetarëve, ofrimin e broshurave, etj.

Ndotja e madhe e ajrit mbetet një prej problem mjaftë shqetësuese në kryeqytet, për të cilën pak e asgjë po bëhet nga institucionet përgjegjëse në qendër.

Aktiviteti u mbajt në sheshin “Nëna Terezë: në Prishtinë, nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm, pikërisht në kohën kur shënohet pika më e lartë e ndotjes në kryeqytet.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat